---
description: Aktorja Sharon Stone ka zbuluar se kishte pasur përplasje të ashpër verbale me kolegun e saj nga filmi “Basic Instinct”, Michael Douglas, para se të punonin së
title: Sharon Stone tregon për debatin e ashpër me Michael Douglas
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/05/7c1f61ae-8160-49fc-88f7-96f1e5e288b4.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Sharon Stone tregon për debatin e ashpër me Michael Douglas

![Michael Douglas dhe Sharon Stone](https://resources.koha.net/images/2025/August/05/7c1f61ae-8160-49fc-88f7-96f1e5e288b4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Michael Douglas dhe Sharon Stone

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 5 gusht 2025 13:18
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 5 gusht 2025 13:18
- Shpërndaje në:

Aktorja Sharon Stone ka zbuluar se ka pasur përplasje të ashpër verbale me kolegun e saj nga filmi “Basic Instinct”, Michael Douglas, para se të punonin së bashku në filmin që i bëri të famshëm në vitin 1992.

Në një intervistë për [Business Insider](https://www.businessinsider.com/sharon-stone-michael-douglas-argument-basic-instinct-2025-8), Stone rrëfeu se grindja ndodhi në Festivalin e Kanës dhe ndikoi në mënyrën si u zgjodh për rolin.

“Ai nuk donte ta nxirrte prapanicën e tij lakuriq në ekran me një të panjohur, dhe unë e kuptoja këtë. Ai nuk pranoi as të bënte një provë me mua, por kjo ndodhi edhe për një arsye tjetër: kishim debatuar më parë”, ka thënë ajo.

Stone ka kujtuar se gjithçka pati nisur gjatë një bisede me një grup njerëzish, ku Douglas foli për dikë dhe fëmijët e tij.

“Unë e njihja shumë mirë këtë person për të cilin po fliste. Thashë diçka dhe ai më kthehet: ‘Çfarë dreqin di ti?’ Ishte në lidhje me një marrëdhënie babë-fëmijë”, ka thënë ajo.

[Edhe ![Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/a980c101-d19d-4237-a8c4-07dcabca52e6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 qer 2026 Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur](https://www.koha.net/showbiz/sharon-stone-rrefen-sulmin-trondites-u-zgjova-pa-e-ditur-cfare-me-kishte-ndodhur)

Ajo ka treguar se ishte e habitur nga reagimi i tij i fortë përpara gjithë të pranishmëve.

“E qartë që ishte prekur. Më bërtiti në prani të gjithë grupit. Dhe unë nuk jam nga ato që thonë ‘më fal, superyll’. Shtyva karrigen mbrapa dhe i thashë: ‘Hajde të flasim jashtë’”, ka treguar aktorja.

Stone ka thënë se i sqaroi në detaje pse e njihte aq mirë atë familje:

“I shpjegova çfarë dreqin dija për familjen për të cilën fliste, isha shoqe e ngushtë me fëmijët dhe prindin. Pastaj u ndamë, jo si miqtë më të mirë, por në mënyrë të qytetëruar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky incident bëri që Douglas të mos e donte si bashkëprotagoniste në “Basic Instinct”.

“Kur erdhi puna te përzgjedhja për filmin, nuk besoj se ai donte që unë të isha partnerja e tij në skenë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, përfaqësuesi i Michael Douglas, Allen Burry, ka thënë për People se aktori 80-vjeçar është “shumë i habitur” nga pretendimet e Stone.

“Ai nuk e mban mend asnjë debat të tillë në atë periudhë”, ka thënë Burry.

[Edhe ![Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme](https://resources.koha.net/images/2026/August/06/7c6ceac8-caa5-4798-80e0-547edcf40d3a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 gus 2026 Scarlett Johansson: Standardet e bukurisë në Hollywood kanë qenë të paarritshme](https://www.koha.net/showbiz/scarlett-johansson-standardet-e-bukurise-ne-hollywood-kane-qene-te-paarritshme)

Sipas Burry, Douglas e kishte parë për herë të parë Stonein në një video-provim me regjisorin Paul Verhoeven dhe kishte thënë se “Pa dyshim, ajo është e duhura.”

Ai ka shtuar se aktori “pa dyshim ka kaluar kohë me Sharonin në Kanë”, por vetëm kur po promovonin “Basic Instinct”, dhe se “deri në kohën kur përfunduan filmin, ishin bërë miq”.

Pavarësisht gjithçkaje, Stone ka thënë se dinamika e tensionuar mes tyre ndihmoi që personazhet të funksiononin më mirë në ekran.

“Michael ka temperament, dhe mua nuk më bëri përshtypje. Kjo e ndihmoi dinamikën tonë”, ka thënë ajo.

Në fund, ajo thekson se çdo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe tani janë miq të ngushtë.

“Në fund, u bëmë miqtë më të mirë, deri sot. E admiroj jashtëzakonisht”, ka thënë ajo.

 

 

[Edhe ![Will Smith i lumtur pasi Michael B. Jordan e përmendi gjatë fjalimit kur pranoi “Oscarin”](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/31007868-ce87-4474-b914-20296c2f82cb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 19 mar 2026 Will Smith i lumtur pasi Michael B. Jordan e përmendi gjatë fjalimit kur pranoi “Oscarin”](https://www.koha.net/showbiz/will-smith-i-lumtur-pasi-michael-b-jordan-e-permendi-gjate-fjalimit-kur-pranoi-oscarin)

 

Traileri i filmit “Basic Instinct”:

[#Michael Douglas](https://www.koha.net/tag/michael-douglas) [#sharon stone](https://www.koha.net/tag/sharon-stone) [#basic instinct](https://www.koha.net/tag/basic-instinct)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sharon Stone thotë se kur pikturon, komunikon me shpirtra për t’u frymëzuar](https://resources.koha.net/images/2026/January/28/cf6034eb-f4c4-4a9a-9a1d-14567a7eacd7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 jan 2026 Sharon Stone thotë se kur pikturon, komunikon me shpirtra për t’u frymëzuar](https://www.koha.net/showbiz/sharon-stone-thote-se-komunikon-me-shpirtra-per-tu-frymezuar-te-pikturoje)
- [![Sayfired tregon të pazakontën që i ndodhi me Tatumin gjatë xhirimeve të “Dear John”](https://resources.koha.net/images/2026/January/16/f75cc4b7-6855-4e9a-8616-ab978bfd3298.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 16 jan 2026 Sayfired tregon të pazakontën që i ndodhi me Tatumin gjatë xhirimeve të “Dear John”](https://www.koha.net/showbiz/sayfired-tregon-dicka-te-pazakonte-qe-i-ka-ndodhur-me-tatumin-gjate-xhirimeve-te-dear-john)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Botë.]() [Të paktën 70 të vdekur nga përmbytjet në Indi dhe Nepal](https://www.koha.net/bote/te-pakten-70-te-vdekur-nga-permbytjet-ne-indi-dhe-nepal)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjembat/Therrat](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjembattherrat)

[Futboll.]() [FFK-ja zbulon arsyen e mungesës së Hajdarit](https://www.koha.net/futboll/ffk-ja-zbulon-arsyen-e-mungeses-se-hajdarit)

[Showbiz.]() [Bryce Dallas Howard: Regjisoret gra duhet të kenë mundësi në industrinë e filmit](https://www.koha.net/showbiz/bryce-dallas-howard-regjisoret-gra-duhet-te-kene-mundesi-ne-industrine-e-filmit)

[PIKË me Veton Surroin.]() [Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Ali Aliu (IV)](https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/sonte-pike-me-veton-surroin-mysafir-ali-aliu-iv)

[Arbëri.]() [“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/200-metrat-qe-liruan-gotovinen-dhe-mesimi-per-katershen-e-uck-se)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Sharon Stone tregon për debatin e ashpër me Michael Douglas","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/sharon-stone-ka-debatuar-ashper-me-michael-douglasin-para-xhirimit-te-basic-instinct","datePublished":"2025-08-05T13:18:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:12+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":547,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktorja Sharon Stone ka zbuluar se kishte pasur përplasje të ashpër verbale me kolegun e saj nga filmi “Basic Instinct”, Michael Douglas, para se të punonin së","url":"https://www.koha.net/showbiz/sharon-stone-ka-debatuar-ashper-me-michael-douglasin-para-xhirimit-te-basic-instinct","keywords":"Michael Douglas, sharon stone, basic instinct","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/05/7c1f61ae-8160-49fc-88f7-96f1e5e288b4.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
