Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Shakira visita Colombia, país afectado por el terremoto, y se compromete a reconstruir las escuelas.

Shakira

Shakira

Foto: Prensa asociada

Këngëtarja latine me famë botërore, Shakira, ka bërë një vizitë të papritur në Choco të Kolumbisë, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin javën e kaluar, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Këngëtarja ka vizituar shkollat e dëmtuara në qytetin Quibdo, ku rreth 40 shkolla janë shembur plotësisht, ndërsa qindra të tjera kanë pësuar dëmtime.

Gjatë vizitës, Shakira u takua me nxënësit, i përqafoi dhe u fotografua me ta. Ajo ka thënë se shqetësimi i saj më i madh është që shkollat të mos harrohen pasi të përfundojë emergjenca.

“Çdo ditë që fëmijët nuk shkojnë në shkollë është një ditë që ata humbin nga e ardhmja e tyre”, ka thënë ajo.

Shakira, përmes Fundacion Pies Descalzos, së bashku me fondacionin e Howard G. Buffett, do të ndihmojë në rindërtimin e 10 shkollave në zonën e prekur.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se do të angazhohet personalisht për rindërtimin e një universiteti teknologjik të dëmtuar rëndë. Për projektet arsimore janë premtuar edhe 500 mijë dollarë nga FIFA Global Citizen Education Fund, 500 mijë dollarë nga Live Nation dhe 250 mijë dollarë nga CAF.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë më 10 gusht. Sipas autoriteteve, të paktën 287 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 26 mijë banesa u dëmtuan ose u shkatërruan.

además Shakira describe su experiencia en la Copa del Mundo como algo muy especial. del mundo del espectáculo Shakira describe su experiencia en la Copa del Mundo como algo muy especial.

Shakira, e cila prej vitesh mbështet arsimin në Kolumbi, ka thënë se nuk dëshiron që banorët e Choco të ndihen të braktisur.

“Nuk ka zgjidhje magjike, por ajo që ekziston është përkushtimi për të qenë këtu… derisa fëmijët të mund të kthehen në shkollat e tyre dhe të ëndërrojnë për të ardhmen që meritojnë”, u shpreh ylli.

Përmes fondacionit të saj, Shakira ka qenë e angazhuar në Choco prej 22 vjetësh, duke drejtuar dy shkolla ku kanë përfunduar studimet qindra nxënës.