Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Selena Gomez: No le tengo miedo a envejecer.

Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez, nisi karrierën në industrinë e argëtimit kur ishte vetëm 10 vjeçe, duke luajtur në serialin “Barney & Friends”.

Tani është 34 vjeçe, por në një intervistë për People tha se nuk ka aspak frikë nga plakja.

 “Nuk mendoj se është diçka e keqe. Të rritesh ka qenë shumë argëtuese. Nuk kam aspak frikë. Më pëlqen të rritem. Gjërat do të ndryshojnë dhe disa pjesë të trupit do të varen, por ti je gjallë. Mendoj se mosha është thjesht një numër në shumë aspekte”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës, Selena foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Benny Blanco, duke e vlerësuar atë për mënyrën se si e ka ndihmuar të zgjerojë këndvështrimin e saj për jetën.

E pyetur nëse ka ndonjë mënyrë se si Benny e përballon jetën që ajo e ka përvetësuar, Selena u përgjigj: “Po, të mos mendosh tepër dhe të jesh pak më e sigurt në vete. Është diçka për të cilën ai nuk më bën presion. Thjesht më frymëzon të jem e tillë.”

Persona të tjerë që kanë pasur një “ndikim të jashtëzakonshëm” te Selena dhe në mënyrën se si ajo e sheh jetën janë bashkëprotagonistët e saj në “Only Murders in the Building”, Steve Martin, Meryl Streep dhe Martin Short.

“Ata nuk më bëjnë të ndihem keq kur i pyes për ndonjë gjë. Më kanë treguar se çfarë do të thotë të kesh dinjitet, të kesh klas dhe të kuptosh se bota nuk duhet të jetë gjithmonë një vend serioz.

“Është një vend serioz, por ata flasin për ide dhe gjëra që mund t’ia çojnë jetën dikujt përpara. Nuk janë biseda boshe apo pa kuptim”, ka thënë ajo.

Selena vlerësoi gjithashtu bashkëprotagonistët e saj për mënyrën se si i kanë treguar se si mund të jetosh një jetë të plotë personale, ndërkohë që je i angazhuar edhe me punën.

 “Të gjithë kanë familje dhe e kanë jetuar jetën në një mënyrë që unë nuk e kam bërë kurrë. Kjo më bën të dëshiroj ta përjetoj edhe unë. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam frikë të rritem – sepse, përmes shembullit të tyre, njerëzit ma kanë treguar se plakja mund të jetë diçka shumë e bukur”, ka shtuar ajo.