---
description: Sean Penn dhe Peter Sarsgaard parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar për premierën e filmit “September 5” në Los Angeles.Penn vjen si producent i projektit ndë
title: Sean Penn promovon filmin e ri “September 5”
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/23/21c6b3d1-9b52-40f9-adc2-5cda38a0d30f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Sean Penn promovon filmin e ri “September 5”

![Sean Penn](https://resources.koha.net/images/2024/November/23/21c6b3d1-9b52-40f9-adc2-5cda38a0d30f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përgatiti: Edona Binaku [![Edona Binaku](https://resources.koha.net/author/2020/September/02/ALI_82671599050246.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles)
- 23 nëntor 2024 23:45
- Shpërndaje në:

- Përgatiti: Edona Binaku [![Edona Binaku](https://resources.koha.net/author/2020/September/02/ALI_82671599050246.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/edona-binaku/articles)
- 23 nëntor 2024 23:45
- Shpërndaje në:

Sean Penn dhe Peter Sarsgaard parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar për premierën e filmit “September 5” në Los Angeles.

Penn vjen si producent i projektit ndërsa Sarsgaard luan rolin protagonist në filmin që flet për sulmin terrorist të vitit 1972 në fshatin Olimpik në Munich, dhe mënyrën se si gazetarët sportive të televizionit ABC e mbuluan këtë incident.

“Mendoj se në njëfarë mënyrë këta njerëz janë vërtet të pafajshëm. Ata nuk ishin gazetarë të lajmeve. Ata ishin gazetarë sportiv. Një gjë shumë ndryshe. Ata nuk e komentonin ngjarjen thjeshtë ishin dëshmitarë të asaj që po ndodhte. Është shumë ndryshe nga lajmet që i shohim sot, që zakonisht janë të thelluara në tregim, janë të detajuara e jo thjeshtë në formë të komentimit. Po ashtu, sot shpesh shohim lajme që synim kanë argëtimin e masës”, ka thënë Sarsgaard.

Ben Chaplin, i cili në film luan krahas aktorëve tjerë, Leonie Benesch dhe John Magaro, e ndan të njëjtin mendim me Sarsgaardin.

“Mendoj se është një lloj ironie tragjike që gazetarët e sportit u desh ta mbulonin ngjarjen, por njëherësh mendoj se shtron një pyetje vërtet të rëndësishme. Sot nuk kërkohet patjetër që lajmi të vjen nga një studio televizive, marrë parasysh që secili e xhiron dhe transmeton lajmin me një telefon mobil. Më duket se teknologjia ka avancuar, ka ecur shumë përpara aftësisë sonë për të ndërhyrë në mënyrë që t’i parandalojmë njerëzit ta përdorin lajmin për qëllime të liga. Mendoj se kjo është një pyetje e madhe dhe vërtet e rëndësishme që parashtrohet përmes filmit tonë”, ka deklaruar Chaplin.  
Më 5 shtator të vitit 1972, tetë anëtarë të një grupi palestinez të quajtur “Black September”, i vranë dy pjesëtarë nga ekipi Olimpik i Izraelit si dhe morën peng nëntë persona të tjerë, derisa kërkonin lirimin e disa të burgosurve palestinezë. Ata u dërguan përfundimisht me helikopter në një aeroport aty pranë, ku forcat e rendit u përballën me ta. Personat e grabitur, një polic gjerman dhe pesë nga sulmuesit vdiqën gjatë aksionit.

[Edhe ![Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/76b0cc56-c8a9-4d5e-b3f6-3d196696fd80.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 17 qer 2026 Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit](https://www.koha.net/showbiz/sean-penn-do-te-jete-regjisor-i-filmit-me-bradley-cooperin-per-sulmin-e-kapitolit)

Filmi po shfaqet gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit. Ekipi ka thënë se kjo e bën më shumë të rëndësishëm. 

Me regji të Tim Fehlbaum, “September 5” lansohet nëpër kinematë e Amerikës nga 29 nëntori.

[#Sean Penn](https://www.koha.net/tag/sean-penn) [#september 5](https://www.koha.net/tag/september-5) [#film](https://www.koha.net/tag/film)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sean Penn merr “Oscarin” e improvizuar në Ukrainë pasi mungoi në ceremoninë zyrtare](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/9d388df1-fb62-47a1-b406-20eb8f803b24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 18 mar 2026 Sean Penn merr “Oscarin” e improvizuar në Ukrainë pasi mungoi në ceremoninë zyrtare](https://www.koha.net/showbiz/sean-penn-merr-oscarin-e-improvizuar-ne-ukraine-pasi-mungoi-ne-ceremonine-zyrtare)
- [![Malek dhe Crowe e promovojnë dramën e re, “Nuremberg”](https://resources.koha.net/images/2025/November/01/b1d7e844-0dce-47d5-aece-04a427361417.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 nën 2025 Malek dhe Crowe e promovojnë dramën e re, “Nuremberg”](https://www.koha.net/showbiz/malek-dhe-crowe-e-promovojne-dramen-e-re-nuremberg)
- [![Gal Gadot flet për dështimin e “Snow White” dhe raportin me Rachel Zegler](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/b2a7340d-16e6-4826-84df-1ef46cb8abe8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 18 gus 2025 Gal Gadot flet për dështimin e “Snow White” dhe raportin me Rachel Zegler](https://www.koha.net/showbiz/gal-gadot-flet-per-deshtimin-e-snow-white-dhe-raportin-me-rachel-zegler)
- [![“Shadow Force” me aktorët Kerry Washington dhe Omar Sy](https://resources.koha.net/images/2025/May/10/c0659517-0268-4835-9887-69cffeb5befa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 10 maj 2025 “Shadow Force” me aktorët Kerry Washington dhe Omar Sy](https://www.koha.net/showbiz/shadow-force-me-aktoret-kerry-washington-dhe-omar-sy)

[Botë.]() [Rriten tensionet para zgjedhjeve në Izrael](https://www.koha.net/bote/rriten-tensionet-para-zgjedhjeve-ne-izrael)

[Lifestyle.]() [Një laborator në Kaliforni thotë se ka injektuar për herë të parë te një pacient virusin e projektuar nga AI](https://www.koha.net/lifestyle/nje-laborator-ne-kaliforni-pretendon-se-ka-injektuar-per-here-te-pare-te-nje-njeri-nje-virus-te-projektuar-nga-ai)

[Arbëri.]() [Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/janjiq-lista-e-studenteve-do-ta-pranonte-realitetin-ne-kosove)

[Futboll.]() [Ismajli me Torinon mposhtin Monzan](https://www.koha.net/futboll/ismajli-me-torinon-mposhtin-monzan)

[Showbiz.]() [Burri i Dua Lipës, favorit për ta luajtur James Bondin](https://www.koha.net/showbiz/burri-i-dua-lipes-favorit-per-ta-luajtur-james-bondin)

[Kulturë.]() [As një milion euro për skenën e pavarur, Ministria fundos premtimet](https://www.koha.net/kulture/as-nje-milion-euro-per-skenen-e-pavarur-ministria-fundos-premtimet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Sean Penn promovon filmin e ri “September 5”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/sean-penn-promovon-filmin-e-ri-september-5","datePublished":"2024-11-23T23:45:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:30:06+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":426,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sean Penn dhe Peter Sarsgaard parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar për premierën e filmit “September 5” në Los Angeles.Penn vjen si producent i projektit ndë","url":"https://www.koha.net/showbiz/sean-penn-promovon-filmin-e-ri-september-5","keywords":"Sean Penn, september 5, film","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/23/21c6b3d1-9b52-40f9-adc2-5cda38a0d30f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
