Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Russell Brand está siendo juzgado por violación y agresión sexual.

Russell Brand

Russell Brand

Foto: Prensa asociada

Prokuroria e cilësoi komedianin dhe aktorin britanik Russell Brand si një person që vepronte pa u ndalur për të përmbushur dëshirat e tij seksuale. Ai përballet me shtatë akuza për vepra seksuale ndaj gjashtë grave, por i mohon të gjitha akuzat

Gjyqi ndaj Russell Brand ka nisur të mërkurën në Gjykatën e Southwark në Londër. Aktori 51-vjeçar akuzohet për tri raste përdhunimi, tri sulme seksuale dhe një rast sulmi të pahijshëm. Akuzat lidhen me ngjarje të pretenduara gjatë periudhës 1999–2009, ka shkruar BBC.

Prokurorja Riel Karmy-Jones ka deklaruar se gjashtë gratë i kishin bërë denoncimet në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe se nuk njiheshin mes vete.

Sipas saj, Brand mund të ishte simpatik, humorist dhe tërheqës kur dëshironte të fitonte diçka, por në raste të tjera sillej në mënyrë kërkuese dhe arrogante.

“Dëshira e tij e fortë për një formë kontakti seksual ishte e pakontrolluar dhe e pangopur”, ka deklaruar prokurorja para jurisë.

Çka pretendojnë gjashtë gratë?

Sipas prokurorisë, ngjarjet e pretenduara përfshijnë episode të ndryshme gjatë karrierës së Brand.

Primer caso: Një grua pretendon se është përdhunuar pasi u takua me Brand në një aktivitet paralel të konferencës së Partisë Laburiste në vitin 1999. Sipas prokurorisë, gjatë marrjes në pyetje nga policia, Brand ka thënë se, nëse ngjarja kishte ndodhur, ai nuk e mbante mend. Ai ka mohuar të kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqim.

Segundo caso: Një ish-punonjëse e MTV-së pretendon se Brand e kapi nga parakrahu pranë tualeteve dhe i kërkoi të hynte me të në tualet, pavarësisht rezistencës së saj.

Tercer caso: Një grua pretendon se Brand e përdhunoi në një tualet, pasi ishin takuar në një festë në vitin 2004. Ajo gjithashtu pretendon se ai e kishte prekur në mënyrë të padëshiruar dhe ishte përpjekur ta tërhiqte drejt tualeteve.

Cuarto caso: Një tjetër grua thotë se, në vitet 2004 ose 2005, Brand e shtyu pas një muri në ambientet e radios Capital FM, e puthi në mënyrë agresive dhe e preku pa dëshirën e saj.

Quinto caso: Një grua që e takoi gjatë një shfaqjeje në Londër në vitin 2009 pretendon se, në një rast të mëvonshëm, Brand e përdhunoi. Sipas prokurorisë, ajo i kishte shkruar se ai e kishte trajtuar “si një kafshë”, ndërsa ai i ishte përgjigjur: “Më vjen keq”.

Sexto caso: Një grua pretendon se, gjatë një angazhimi pune në vitin 2009, Brand i kërkoi masazh dhe më pas e preku në mënyrë të papërshtatshme.

Të gjitha këto janë pretendime të paraqitura nga prokuroria dhe ende duhet të shqyrtohen nga gjykata.

Ish-bashkëbanuesi dëshmon në gjykatë

Dëshmitari i parë ishte Mark Pinheiro, ish-bashkëbanues me Brand. Ai deklaroi se komediani i kishte thënë se gjatë një takimi në konferencën e Partisë Laburiste në vitin 1999, situata me një grua mund të kishte shkuar tepër larg.

“Ai tha se gjërat ishin nxehur dhe kishin dalë pak jashtë kontrollit, dhe se ndoshta kishte shkuar pak më larg seç duhej. Këto ishin fjalët e tij: ‘Mendoj se mund të kem shkuar pak më larg seç duhej’”, dëshmoi Pinheiro.

Gjatë pyetjeve nga mbrojtja, dëshmitari u pyet nëse e kujtonte saktë bisedën, por këmbënguli se ishte i sigurt për thelbin e deklaratës.

Sipas prokurorisë, në vitin 2023 Brand i kishte thënë policisë se nuk kishte kryer kurrë marrëdhënie seksuale pa pëlqim dhe se pretendimet kundër tij ishin sajuar ose imagjinuar pas publikimit të një dokumentari dhe raportimeve mediatike.

Nga komedia në Hollywood

Russell Brand u bë i njohur si komedian dhe prezantues televiziv, sidomos përmes emisionit “Big Brother’s Big Mouth” dhe programeve radiofonike në BBC Radio 2 dhe BBC 6 Music.

Më pas ndërtoi karrierë në Hollywood, duke luajtur në filmat “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him to the Greek”. Vitet e fundit është përqendruar te podkastet dhe jeton në Florida, SHBA.

Gjyqi pritet të zgjasë rreth gjashtë javë. Brand, i cili u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Laura, i mohon akuzat.