---
description: Producentët e “Mamma Mia!” kanë lënë të hapur mundësinë që Meryl Streep të rikthehet në filmin e tretë, ani pse personazhi i saj u “vra” pas filmit të parë.Akto
title: Producentët e “Mamma Mia!” lënë të hapur mundësinë që Streep të rikthehet në filmin e tretë
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/26/587cbc86-b121-44b3-95fd-21632ae15255.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Producentët e “Mamma Mia!” lënë të hapur mundësinë që Streep të rikthehet në filmin e tretë

![Meryl Streep](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/587cbc86-b121-44b3-95fd-21632ae15255.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Meryl Streep

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 26 shkurt 2026 12:24
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 26 shkurt 2026 12:24
- Shpërndaje në:

Producentët e “Mamma Mia!” kanë lënë të hapur mundësinë që Meryl Streep të rikthehet në filmin e tretë, ani pse personazhi i saj u “vra” pas filmit të parë.

Aktorja ka luajtur rolin e Donna Sheridan në filmin e vitit 2008,” Mamma Mia!”. Në vazhdimin e vitit 2018, “Mamma Mia! Here We Go Again”, personazhi i saj rezulton i vdekur para ngjarjeve kryesore, por Streep u shfaq në skena ëndrrash.

Traileri i filmit “Mamma Mia!” të vitit 2008:  
 

Tani, studioja Universal Pictures ka konfirmuar se do të realizohet një film i tretë dhe se janë të hapur për ta rikthyer Streep në një formë apo tjetër.

Kryetarja e studios, Donna Langley, ka deklaruar për [Deadline](https://deadline.com/2026/02/donna-langley-mamma-mia-3-meryl-streep-1236732401/) se do të ketë film tretë “Mama Mia!”.

[Edhe ![Meryl Streep e gatshme ta luaj Miranda Priestlyn në “The Devil Wears Prada 3”](https://resources.koha.net/images/2026/April/22/c73b9ca1-ea5c-4bc1-942b-7e897c385e5f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 pri 2026 Meryl Streep e gatshme ta luaj Miranda Priestlyn në “The Devil Wears Prada 3”](https://www.koha.net/showbiz/meryl-streep-e-gatshme-ta-luaj-miranda-priestlyn-ne-the-devil-wears-prada-3)

“Mund të them tani që do të ketë një ‘Mamma Mia 3’. Jemi në bisedime me producenten Judy Craymer, të mrekullueshmen Dame Judy Craymer. Nëse Meryl Streep do të dëshironte të rikthehej, ne do të gjenim një mënyrë për ta rikthyer”, ka thënë ajo.

Edhe Stellan Skarsgard, një nga aktoret e filmit, la të kuptohet së fundmi se rikthimi i tij është i mundur. Duke folur në prapaskenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, ai tha për Us Weekly se shumë njerëz po punojnë për ta rikthyer “Mama Mia!”.

“Të gjithë mund të rikthehen në filma. Në filma është fantastike! Shumë njerëz po punojnë që ta rikthejnë ‘Mamma Mia!’”, ka thënë ai.

Vetë Streep ka pranuar më herët se do të dëshironte të ishte pjesë e një filmi të tretë, por nuk e di si mund të rikthehet personazhi i saj.

“Sigurisht që dua ta bëj. Mendoj se njerëzit e duan. Nuk e di si do ta realizojnë. Ata kanë një ide. Unë ende nuk e kam dëgjuar. Do ta dëgjoj shumë shpejt”, pati thënë ajo në Festivalin e Cannes.

Ndërkohë, Amanda Seyfried, e cila luajti Sophie Sheridan, vajzën e Donnës, në të dy filmat, është shprehur e hapur për një vazhdim, por ka lënë të kuptohet se është pak e zhgënjyer nga mungesa e përparimit.

“Nuk jemi askund për momentin. Jemi shumë aktorë në film dhe nëse nuk ke një histori të qartë, nuk mund ta imagjinosh kastin ende… Nuk e di se cila do të jetë historia. E di që pjesa muzikore është shumë e rëndësishme, kështu që duhet të jemi të gjithë në një linjë. Nuk e di. Do të doja të isha producente, sepse do ta kisha realizuar tashmë”, ka thënë ajo për ScreenRant.

[Edhe ![Dakota Johnson shndërrohet në Marilyn Monroe, dalin pamjet e para të filmit të ri](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/52ea64f1-3720-4036-960e-9b788061eb70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 29 kor 2026 Dakota Johnson shndërrohet në Marilyn Monroe, dalin pamjet e para të filmit të ri](https://www.koha.net/showbiz/dakota-johnson-shnderrohet-ne-marilyn-monroe-dalin-pamjet-e-para-te-filmit-te-ri)

Seyfried ka theksuar se filmi i tretë mund të përdorë sërish këngë të grupit ABBA, edhe nëse janë përdorur më parë.

“Nuk ka nevojë për këngë të reja… Ata kanë këngë të tjera, por unë nuk dua ta dëgjoj ‘King Kong Song’ në ‘Mamma Mia! 3’. Dua të kthehemi te hitet tona. Dua ‘Super Trouper’ dhe ‘Chiquitita’”, ka thënë ajo.

[#Meryl STreep](https://www.koha.net/tag/meryl-streep) [#Amanda Seyfried](https://www.koha.net/tag/amanda-seyfried) [#“Mamma Mia!”](https://www.koha.net/tag/mamma-mia) [#Universal Pictures](https://www.koha.net/tag/universal-pictures) [#Judy Craymer](https://www.koha.net/tag/judy-craymer) [#Donna Langley](https://www.koha.net/tag/donna-langley)

Artikuj të ngjashëm

- [![Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti](https://resources.koha.net/images/2026/July/21/132399d4-b27e-4081-8b81-8f885f8ba037.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 21 kor 2026 Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti](https://www.koha.net/showbiz/anne-hathwayt-i-duket-sureal-suksesi-qe-arriti-gjate-ketij-viti)
- [![“Paramount” do ta rikthejë në ekran horrorin e famshëm “A Nightmare on Elm Street”](https://resources.koha.net/images/2026/July/14/9415ba10-436b-4d65-b571-fac9fab113a7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 14 kor 2026 “Paramount” do ta rikthejë në ekran horrorin e famshëm “A Nightmare on Elm Street”](https://www.koha.net/showbiz/paramount-do-ta-rikthej-ne-ekran-horrorin-e-famshem-a-nightmare-on-elm-street)
- [![Zendaya e Meryl Streep pritet ta bojkotojnë “Met Galan”](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/1014a40a-eaea-4ff9-bd61-6449df7799fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 maj 2026 Zendaya e Meryl Streep pritet ta bojkotojnë “Met Galan”](https://www.koha.net/showbiz/zendaya-e-meryl-streep-pritet-ta-bojkotojne-met-galan)

[Botë.]() [Vance po udhëheq përpjekjet e fshehta për një marrëveshje të re me Iranin](https://www.koha.net/bote/vance-po-udheheq-perpjekjet-e-fshehta-per-nje-marreveshje-te-re-me-iranin)

[Kronikë.]() [Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-person-ne-prishtine-dyshohet-per-rreth-14-raste-te-vjedhjeve-te-renda)

[Arbëri.]() [Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në shërbim të paqes](https://www.koha.net/arberi/perkujtohen-14-ushtaret-britanike-qe-humben-jeten-ne-sherbim-te-paqes)

[Botë.]() [Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi](https://www.koha.net/bote/evropianet-do-te-marrin-pjese-ne-bisedimet-per-ukrainen-ne-abu-dabi)

[Futboll.]() [Mbyllet baras pjesa e parë në “Bajram Aliu”](https://www.koha.net/futboll/drenica-barazon-shifrat-ndaj-drites)

[Futboll.]() [Prishtina dyfishon shifrat, shënon Diatta](https://www.koha.net/futboll/prishtina-ne-epersi-ndaj-vushtrrise-1)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Producentët e “Mamma Mia!” lënë të hapur mundësinë që Streep të rikthehet në filmin e tretë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/producentet-e-mamma-mia-lene-te-hapur-mundesine-qe-meryl-streep-te-rikthehet-ne-filmin-e-trete","datePublished":"2026-02-26T12:24:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:35:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":515,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Producentët e “Mamma Mia!” kanë lënë të hapur mundësinë që Meryl Streep të rikthehet në filmin e tretë, ani pse personazhi i saj u “vra” pas filmit të parë.Akto","url":"https://www.koha.net/showbiz/producentet-e-mamma-mia-lene-te-hapur-mundesine-qe-meryl-streep-te-rikthehet-ne-filmin-e-trete","keywords":"Meryl STreep, Amanda Seyfried, “Mamma Mia!”, Universal Pictures, Judy Craymer, Donna Langley","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/26/587cbc86-b121-44b3-95fd-21632ae15255.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
