Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Príncipe Harry: Lo más importante para mí es la reconciliación con mi hermano.

El príncipe Guillermo y el príncipe Harry

El príncipe Guillermo y el príncipe Harry

Foto: Prensa asociada

Princi Harry ka pranuar se dëshira e tij më e madhe është të pajtohet me vëllain e madh, Princin William, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara që kanë prej vitesh.

En una entrevista para la revista GQ, Harry ka thënë se dëshiron të lërë pas konfliktet familjare, por beson se disa njerëz nuk duan që dy vëllezërit të pajtohen.

“Dua që gjërat të rregullohen”, u shpreh ai, duke shtuar se problemet mes anëtarëve të familjes janë diçka me të cilën mund të identifikohen shumë njerëz. “Me gjithë atë që po ndodh në botë, gjëja më e rëndësishme është të pajtohemi. Ky është thelbi”.

Marrëdhënia mes dy vëllezërve është përkeqësuar ndër vite, sidomos pas intervistave publike të Harryt dhe librit të tij me kujtime “Spare” në vitin 2023, ku ai foli hapur për konfliktet brenda familjes mbretërore.

Harry ka pranuar se humbja e marrëdhënies me vëllain i shkakton dhimbje dhe u bëri thirrje njerëzve të mos mbeten peng i së kaluarës.

“Plagët mund të mbeten përgjithmonë, por mënyra se si i shohim ato dhe si përballemi me atë që ka ndodhur mund të ndryshojë. Do t’i inkurajoja të gjithë ta linin të kaluarën pas, sidomos kur ajo vazhdon të ndikojë në jetën e përditshme”, ka thënë ai.

Gjatë intervistës, princi foli edhe për të atin, Mbretin Charles, i cili po trajtohet për kancer. Ai ka pranuar se sëmundja e të atit i rikthen kujtimet e dhimbshme për humbjen e nënës së tij, princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, kur Harry ishte vetëm 12 vjeç.

Harry ka thënë se përvoja e humbjes së papritur të nënës e ka bërë të reflektojë mbi dhimbjen e humbjes së një prindi dhe vështirësinë për t’u përgatitur emocionalisht për një ndarje të tillë.

“Një nga pendesat e mia më të mëdha është telefonata e fundit që pata me të. Sikur ta dija se ishte telefonata e fundit, biseda do të kishte qenë krejt ndryshe. Dhe këtë peshë duhet ta mbaj unë”, rrëfeu ai.

Ai kujtoi gjithashtu se, si fëmijë, dëshironte vetëm të shkonte të luante me kushërinjtë, pa e kuptuar se ajo do të ishte hera e fundit që do të fliste me të ëmën.