Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, ish-aktorja, Meghan Markle do të rikthehen në Britani këtë vjeshtë, së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie, 7 vjeç, dhe Lilibet, 5 vjeç. Megjithatë, çifti nuk do të rikthehet si anëtarë aktivë të familjes mbretërore, ka shkruar The New York Times.
Sipas një burimi pranë çiftit, fëmijët janë regjistruar në shkolla britanike dhe do të nisin mësimin në shtator. Familja pritet të jetojë në një banesë private jashtë Londrës, ndërsa do të mbajë shtëpinë në Montecito të Kalifornisë dhe pronën e pushimeve në Portugali.
Kur u pyet për rikthimin, Harry u përgjigj shkurt: “Nuk kam asgjë për të thënë.”
Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA më shumë se gjashtë vjet më parë. Që prej atëherë, marrëdhëniet me pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë të tensionuara.
Megjithatë, Harry kohët e fundit ka shprehur dëshirën për pajtim me familjen, sidomos për të kaluar më shumë kohë me babain e tij, Mbretin Charles III, i cili po trajtohet për një formë të pakonfirmuar të kancerit.
además
Meghan Markle ha vuelto a la actuación.
“Do të doja shumë të pajtohesha me familjen time. Nuk ka më kuptim të vazhdojmë të luftojmë. Nuk e di sa kohë i ka mbetur babait tim”, ka thënë Harry në një intervistë për BBC.
Meghan pritet të vazhdojë të drejtojë kompaninë e saj “As Ever” nga Britania, ndërsa Harry do të ketë më shumë mundësi të angazhohet me organizatat bamirëse që drejton në Britani.
Çifti u largua nga familja mbretërore pas vitesh tensionesh dhe më pas kritikoi publikisht jetën në pallat. Në intervista dhe në librin e Harryt, “Spare”, ata folën për presionin e jetës mbretërore dhe pretenduan se Meghan ishte trajtuar në mënyrë të pandjeshme nga disa zyrtarë të pallatit.
Harry ka pasur gjithashtu beteja të gjata ligjore me mediat britanike dhe një konflikt me qeverinë britanike për sigurinë e tij dhe të familjes gjatë qëndrimeve në Britani.
Muajin e kaluar, Harry vizitoi përsëri Britaninë, ndërsa Meghan dhe fëmijët iu bashkuan për një pjesë të vizitës. Ata kaluan kohë me Mbretin Charles në rezidencën e tij në Highgrove. Ishte hera e parë që Archie dhe Lilibet takonin gjyshin e tyre që nga viti 2022.
Ndërsa marrëdhëniet mes Harryt dhe babait të tij duket se po përmirësohen, nuk ka shenja të një pajtimi të ngjashëm me vëllain e tij, Princ William.
además
Shakira visita Colombia, país afectado por el terremoto, y se compromete a reconstruir las escuelas.
Ish-korrespondenti mbretëror i BBC-së, Peter Hunt, e ka cilësoi rikthimin si një zhvillim të madh.
“Në afat të shkurtër, Harry do të mund ta thellojë afrimin me babain e tij. Prania e tij në Britani do ta bëjë më të vështirë që vëllai i tij t’i shmanget pajtimit”, ka thënë ai.