Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Oasis se opone a la venta de grabaciones inéditas valoradas en más de un millón de libras.

Oasis

Foto: Prensa asociada

Një koleksion regjistrimesh të padëgjuara të grupit Oasis, që përfshin 63 shfaqje live, orë të tëra provash dhe biseda spontane mes Noel dhe Liam Gallagher, është tërhequr nga ankandi pas veprimeve ligjore të ndërmarra nga vetë grupi.

Në shtator, shtëpia e ankandeve "Littleton Auctions" në Ëorcestershire të Anglisë e ka nxjerrë në shitje koleksionin e krijuar nga ish-inxhinieri i zërit të grupit, Huë Richards, me një çmim të vlerësuar mes 1.2 dhe 1.6 milionë funteve.

Richards punoi me Oasis që nga publikimi i albumit të tyre të parë, “Definitely, Maybe” në vitin 1994, e deri në vitin 2001. Koleksioni, i përbërë nga 209 shirita DAT, 73 kaseta analoge dhe tre disqe MiniDisc, po shitej nga djali i inxhinierit të zërit, Oëain Richards.

"Littleton Auctions konfirmon se regjistrimet e Oasis, të njohura si 'The Desk Tapes', janë tërhequr nga ankandi ynë i datës 3 tetor për shkak të procedurave ligjore”, ka thënë për BBC drejtori menaxhues i shtëpisë së ankandeve, Ben Homer.

"Jemi shumë të zhgënjyer që nuk mund ta ofrojmë këtë arkiv të rëndësishëm siç ishte planifikuar”, ka shtuar ai.

Në një intervistë për gazetën “The Times” në shtator, Owain Richards, gjithashtu inxhinier zëri, e ka cilësuar koleksionin si "një pjesë të historisë". Ai ka thënë se regjistrimet audio ishin në gjendje mjaft të mirë, por duke qenë se Oasis zotëron të drejtat e pronësisë intelektuale, ato nuk mund të publikohen nga një pronar i ri i mundshëm pa bashkëpunimin e grupit.

"Është e vërtetë që Oasis kanë ngritur padi ndaj meje dhe babait tim për të penguar shitjen në ankand të shiritave të regjistruar nga im atë shumë vite më parë”, ka thënë Richards për BBC të mërkurën.

Muajin e kaluar, Noel dhe Liam Gallagher morën pjesë në premierën botërore të dokumentarit “Oasis: Don’t Look Back in Anger” në Festivalin e Filmit në Venecia, e cila u pasua nga premiera në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër. 

Gjithashtu, grupi ka njoftuar së fundmi turneun e tij botëror "Live ’27", pas turneut të suksesshëm të ribashkimit të vitit 2025.