Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Justin Timberlake se burla de sus habilidades para el beatboxing.

Justin Timberlake

Justin Timberlake

Foto: Prensa asociada

Këngëtari Justin Timberlake ka vendosur të tallet me aftësitë e tij në “beatbox”, duke rikujtuar me humor një periudhë të fillimit të viteve 2000, kur shpesh bënte ritme me gojë gjatë performancave të grupit NSYNC, ka shkruar Personas.

Video: 

Gjithçka nisi pasi një video e publikuar në Instagram nga Hannah Young u bë virale. Ajo ironizoi faktin se Timberlake dikur mund të ndalonte në mes të një kënge dhe të fillonte të bënte tinguj ritmikë me gojë.

“Nuk flasim mjaftueshëm për ‘beatboxin’ e Justin Timberlaket. Ishte një periudhë kur ai, në mes të një kënge, thjesht fillonte me ‘beatbox’. Askush nuk dyshonte në aftësitë e tij. Askush nuk i thoshte: ‘Justin, e di që kemi mjete muzikore? Jemi në një studio profesionale për incizimin e tingujve e këngëve dhe kemi instrumente në dispozicion’”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar me humor se pavarësisht që nuk tingëllonte profesional, Timberlakeun e pëlqenin prapë se prapë.

“Dhe ne e pëlqenim. Duhet ta pranojmë këtë. E shikonim atë duke bërë tinguj me gojë dhe mendonim: ‘O Zot, çfarë nuk mund të bëjë ky njeri?’”, ka thënë ajo me shaka.

Postimi mori shumë reagime nga fansat dhe, në fund, edhe vetë Timberlake vendosi të përgjigjej.

“Edhe unë shpesh e kujtoj atë periudhë. Ende nuk kam gjetur përgjigje. Nuk di si të kërkoj mjaftueshëm falje për ato ambicie që kisha. Shpresoj të më falni. Gjithashtu, nuk mund të premtoj se nuk do ta bëj përsëri. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”, ka thënë Timberlake.

Timberlake ka treguar më herët se “beatboxi” luajti një rol edhe në krijimin e këngës së tij të famshme “Cry Me A River”, të publikuar në vitin 2002.

Sipas këngëtarit, producenti Timbaland fillimisht e krijoi melodinë përmes “beatboxit” në studio.

“Gjëja e çmendur për ‘Cry Me A River’ ishte se ai fillimisht e bëri me ‘beatbox’. Hyra në studio dhe nuk isha aspak në humor. Mendoj se ai e kuptoi si isha dhe thjesht filloi të bënte 'beatbox'”, ka thënë Timberlake në emisionin “Hot Ones”.

Ai ka thënë se vetëm katër orë më vonë kënga ishte shkruar dhe incizuar, ndërsa më pas ata nisën punën për produksionin përfundimtar.