Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Josh Hartnett entre el éxito en Hollywood y la tranquila vida familiar.

Josh Hartnett

Josh Hartnett

Foto: Prensa asociada

Aktori Josh Hartnett po përjeton një periudhë të suksesshme në karrierë, por larg vëmendjes së Hollywoodit, përparësia e tij mbetet familja. Aktori, i cili jeton në Britani me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre, thotë se jeta e përditshme si prind është po aq e rëndësishme sa suksesi profesional.

“Kur zgjohem në mëngjes, duhet të përgatitem për t’i çuar fëmijët në shkollë. Ata kanë një milion gjëra për të cilat ankohen gjatë fundjavës dhe unë duhet të kujdesem për to”, ka thënë Hartnett për Variedad , duke shpjeguar se jeta familjare e mban larg zhurmës së famës.

Rikthimi i suksesshëm në ekran

I njohur dikur si një nga aktorët më të pëlqyer të brezit të tij, Hartnett ka rigjallëruar karrierën vitet e fundit, duke marrë role shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Ai interpretoi një vrasës serik që është njëkohësisht baba i përkushtuar në filmin “Trap”, luajti në komedinë aksion “Fight or Flight” dhe u shfaq në filmin fitues të çmimeve “Oppenheimer”, në rolin e shkencëtarit Ernest Lawrence.

Këtë tetor, ai është pjesë e dy projekteve të rëndësishme: filmit “Verity”, i cili kryesoi renditjen e arkëtimeve në fundjavën e premierës, dhe serialit të Netflixit “Below”.

Në “Below”, Hartnett luan Calvinin, një peshkatar nga Newfoundlandi, i cili duhet të mbrojë familjen e tij nga një kallamar gjigant.

Prindërimi ka ndryshuar mënyrën si aktron

Hartnett pranon se të bëhesh prind ndryshon jo vetëm jetën personale, por edhe mënyrën se si u qasesh roleve.

“Atësia të jep një këndvështrim krejt tjetër. Nuk merr më vendime vetëm në bazë të nevojave dhe dëshirave të tua, por mendon edhe për dikë tjetër. Kjo kërkon një ndryshim të plotë të mënyrës së të menduarit”, u shpreh ai.

Sipas aktorit, përvoja si baba e ka ndihmuar të kuptojë më thellë personazhet që përballen me përgjegjësinë për fëmijët e tyre.

Përgatitja për rolin e peshkatarit

Për të interpretuar bindshëm një peshkatar në “Below”, Hartnett iu desh të mësonte shumë më tepër sesa një theks të veçantë. Ai u njoh me peshkatarë vendas, studioi të folurit e rajoneve të ndryshme të Newfoundlandit dhe mori lejen për drejtimin e mjeteve të vogla lundruese.

Gjatë përgatitjeve, ai përjetoi edhe një takim të jashtëzakonshëm me balenat me gunga, të cilat iu afruan varkës së vogël ku ndodhej.

“Ishte një moment kur kuptova madhështinë e oqeanit dhe lidhjen që këta njerëz kanë me të çdo ditë”, ka treguar aktori.

Ai ka vlerësuar gjithashtu mënyrën se si seriali trajton mbrojtjen e mjedisit, pa e kthyer mesazhin në një ligjëratë të drejtpërdrejtë.

“Nuk m’u duk sikur po përpiqeshin të na impononin një mesazh. M’u duk i natyrshëm, i merituar dhe i sinqertë”, ka thënë Hartnett.

Një histori pa romancën e zakonshme

Një tjetër element që e tërhoqi aktorin te “Below” ishte marrëdhënia mes personazhit të tij dhe doktoreshës Fonda, të luajtur nga Mackenzie Davis.

Në fillim, skenari nuk parashikonte një histori dashurie mes tyre, gjë që Hartnett e konsideroi freskuese.

“Sa bukur që dy personazhet kryesore nuk duhej të përfundonin domosdoshmërisht në një lidhje romantike. Ata ishin dy njerëz që bashkoheshin për të zbuluar të vërtetën”, ka shpjeguar ai.

Megjithëse mes personazheve u krijua një kimi e natyrshme, aktori mendon se ishte zgjedhja e duhur të mos e çonin marrëdhënien drejt një romance të mirëfilltë.

Çka e pret më tej?

Hartnett ka thënë se nuk e di se cili do të jetë projekti i tij i ardhshëm dhe se kjo pasiguri e emocionon.

“Ajo që më tërheq gjithmonë është njerëzit me të cilët do të punoj. Nëse më ofrohet diçka që nuk e kam provuar më parë, dua ta provoj”, u shpreh ai.

Aktori përmendi si shembull rolin e një vrasësi serik që është baba i mirë, të cilin ia besoi regjisori M. Night Shyamalan, si dhe mundësinë për të punuar me Christopher Nolan në “Oppenheimer”.