Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Jacob Elordi dice que su papel en la nueva película le ha hecho reflexionar sobre lo que le falta en su vida.

jacob elordi

jacob elordi

Foto: Prensa asociada

Aktori australian Jacob Elordi rrëfen se filmi i ri fantastiko-shkencor “The Dog Stars”, me regji të Sir Ridley Scott, e ka bërë të reflektojë mbi jetën, atë që kemi dhe gjërat që shpesh i marrim si të mirëqena, ka shkruar BBC.

Filmi, i bazuar në romanin e Peter Heller, zhvillohet në vitet 2030, pas një pandemie vdekjeprurëse që ka zhdukur pjesën më të madhe të njerëzimit. Elordi luan Hig, një ish-mekanik që tashmë është pilot dhe fluturon mbi Kolorado me qenin e tij Jasper, në kërkim të ushqimit, ilaçeve dhe një jete më të mirë.

Jacob Elordi në filmin “The Dog Stars”

Sipas aktorit, filmi trajton “gjendjen njerëzore”, ku personazhet jetojnë në apokalips, por ende “kërkojnë diçka tjetër dhe shpresojnë për diçka tjetër”.

Elordi ka thënë se gjatë xhirimeve shpesh mendonte për ngjashmëritë me realitetin e pandemisë COVID-19.

“Kishte momente kur shikoja përreth dhe mendoja se ishte e çuditshme të bënim gjithë këtë imagjinatë, kur realiteti ishte pikërisht pas nesh dhe para nesh”, ka thënë ai.

29-vjeçari pranon se lidhet shumë me luftën e personazhit të tij për të qenë i kënaqur me jetën.

“Gjithçka është e bukur për ne. Mund të ecim në rrugë, të shkojmë në dyqan, në park, të hamë darkë së bashku dhe përsëri shkojmë në shtrat duke menduar: ‘Çka tjetër ka?’, ‘Çka po më mungon?’, ‘Çka nuk shkon?’, ndërkohë që në fakt nuk ka asgjë që nuk shkon”, ka thënë aktori.

Filmi trajton edhe ndryshimet klimatike dhe shkatërrimin e mjedisit. Elordi, i cili është rritur në Brisbane, Australi, ka thënë se pavarësisht errësirës së filmit, ekziston një mesazh shprese.

Elordi dhe aktorja Margaret Qualley në filmin “The Dog Stars”

“Katër apo pesë vjet pas ditës më të keqe për njerëzimin, pemët janë plot, bari është i dendur dhe lulet rriten mbi rrënoja”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo sjell “një fije shprese” dhe “një ide shpengimi”, pasi edhe pas zjarreve shkatërruese, natyra ka aftësinë të rigjallërohet.

Aktori Guy Pearce, i cili luan përkrah Elordit, ka theksuar se filmi na kujton sa shumë gjëra të përditshme i marrim si të mirëqena.

“Mund të shkosh në supermarket dhe të blesh ushqim, të zgjohesh me familjen tënde. Shumë njerëz, edhe sot, nuk jetojnë në këtë mënyrë. Prandaj jam plotësisht i vetëdijshëm për privilegjin që kam”, ka thënë Pearce.

Ridley Scott: Në kaos lind paniku dhe anarkia

Regjisori Ridley Scott ka thënë se filmi është frymëzuar si nga pandemia COVID-19, ashtu edhe nga kriza financiare globale e vitit 2008.

“Nëse i bashkon të dyja, ke një kombinim të madh kaosi. Dhe kur ke kaos, lind paniku dhe anarkia”, ka thënë ai.

Scott gjithashtu kujton fëmijërinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se për të ajo periudhë ishte vetë një apokalips.

Elordi, ndërkohë, ka thënë se zakonisht ka frikë nga filmat e mëdhenj me shumë aksion, por puna me Scottin ishte një mundësi që nuk mund ta refuzonte.

“Do të kisha bërë çdo film që ai do të më dërgonte. Është privilegj të punosh me një pionier të industrisë sonë gjatë jetës sime”, ka thënë ylli.

Filmi “The Dog Stars” shfaqet në kinematë britanike nga 28 gushti.