Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

El exnovio de Hayden Panettiere se encontraba en el apartamento cuando la actriz falleció.

Hayden Panettiere dhe Brian Hickerson. Fotografi nga Bauer-Griffin, GC Images

Hayden Panettiere dhe Brian Hickerson. Fotografi nga Bauer-Griffin, GC Images

Ish-i dashuri i aktores Hayden Panettiere, Brian Hickerson, dhe vëllai i tij, Zach, ndodheshin në apartamentin në Greenville, South Carolina, ku aktorja u gjet pa ndjenja të dielën, sipas raportit të policisë, ka shkruar The Guardian.

Kur policia mbërriti, ekipet mjekësore po kryenin reanimim te Panettiere. Pavarësisht përpjekjeve, ajo u shpall e vdekur në orën 14:31.

Deri tash, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar. Autopsia nuk ka gjetur shenja traume dhe policia nuk ka raportuar prova që tregojnë për ndonjë veprim kriminal. Hetimet vazhdojnë.

Raporti policor tregon se vëllai i Brian, Zach, ishte shumë emocional gjatë përpjekjeve për ta shpëtuar aktoren. Zyrtari policor ka thënë se Brian u shfaq i emocionuar vetëm pasi Panettiere u shpall zyrtarisht e vdekur.

“Më pas, i shoqërova vëllezërit jashtë apartamentit. Me Brian fola më gjatë”, thuhet në raportin e zyrtarit të policisë, ndërsa pjesa tjetër e bisedës është e redaktuar.

además La actriz Hayden Panettiere fallece a los 36 años. del mundo del espectáculo La actriz Hayden Panettiere fallece a los 36 años.

Panettiere dhe Hickerson kishin pasur një lidhje të trazuar prej vitesh. 

Në vitin 2020, Hickerson u deklarua fajtor për dy raste të dhunës ndaj partneres dhe kreu një periudhë të shkurtër burgimi. Ai u dënua gjithashtu me katër vite mbikëqyrje dhe programe për menaxhimin e zemërimit dhe varësinë nga alkooli.

Në kujtimet e saj të publikuara në muajin maj, Panettiere kishte shkruar për marrëdhënien me Hickerson dhe për shpresën se ai do të ndryshonte.

“Doja që Brian të qëndronte në burg aq gjatë sa të frikësohej, por jo aq gjatë sa të bëhej një njeri më i keq”, kishte shkruar ajo.

además Callum Turner habla sobre su matrimonio con Dua Lipa. del mundo del espectáculo Callum Turner habla sobre su matrimonio con Dua Lipa.

Panettiere, e njohur për rolet në “Heroes”, “Nashville” dhe “Scream 4”, kishte folur publikisht edhe për betejat e saj me varësinë nga alkooli dhe depresionin pas lindjes.

Ajo ka vdekur në moshën 36-vjeçare, vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të 37-të.