Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Un ex gánster fue declarado culpable del asesinato de Tupac Shakur.

Tupac Shakur y Duane “Keffe D” Davis

Tupac Shakur y Duane “Keffe D” Davis

Foto: Prensa asociada

Pas gati 30 vjetësh, vrasja e reperit legjendar Tupac Shakur ka sjellë dënimin e parë. Duane “Keffe D” Davis, 63 vjeç, është shpallur fajtor për vrasje me armë nga një gjykatë në Las Vegas. Shakur u vra më 7 shtator 1996, në moshën 25-vjeçare, në një sulm me armë nga një veturë, ka raportuar BBC.

Prokuroria ka argumentuar se Davis, ish-lider i bandës “South Side Compton Crips”, nuk e qëlloi vetë Shakurin, por organizoi sulmin dhe siguroi armën që përdori nipi i tij, Orlando Anderson.

Sipas prokurorëve, motivi ishte hakmarrja. Vetëm disa orë para vrasjes, Anderson ishte përfshirë në një përleshje me Tupacun dhe grupin e tij në Las Vegas.

Prova kryesore ishin deklaratat e vetë Davis. Ai kishte folur publikisht për rolin e tij në vrasje, fillimisht në një intervistë me policinë në vitin 2008 dhe më pas në librin e tij të vitit 2019, “Compton Street Legend”.

“Ai është njeriu që jep urdhrat. Në çdo rast, ai ka qenë lideri i ‘South Side Crips’. Kur njeriu që jep urdhrat është ulur në ulësen e pasagjerit ndërsa bëhen të shtënat, nuk ka dyshim se ai është përgjegjës”, i ka thënë jurisë prokurori Binu Palal.

Mbrojtja ka pretenduar se Davis kishte gënjyer dhe ekzagjeruar historinë vetëm për të shitur libra dhe për të fituar para.

Avokati Michael Sanft i ka thënë jurisë se “nuk ka prova”.

Por juria nuk e pranoi versionin e mbrojtjes dhe e shpalli Davis fajtor vetëm disa orë pasi mori çështjen për shqyrtim.

Davis do të dënohet më 13 tetor dhe ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

Tupac Shakur mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e hip-hopit, me mbi 75 milionë albume të shitura në mbarë botën.