---
description: Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Halle Berry, ka thënë se do të bënte gjithçka për fëmijët, do të jepte edhe jetën.“E dini, sikur çdo nënë që thotë ‘për fëmi
title: Halle Berry flet për lidhjen e ngushtë me fëmijët e saj
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/11/1322088f-7c60-4b8b-9bbe-8485b40487e9.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Film

# Halle Berry flet për lidhjen e ngushtë me fëmijët e saj

![Halle Berry](https://resources.koha.net/images/2024/April/11/1322088f-7c60-4b8b-9bbe-8485b40487e9.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Halle Berry

Foto: Associated Press

- 11 prill 2024 12:47
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 11 prill 2024 12:47
- Shpërndaje në:

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Halle Berry, ka thënë se do të bënte gjithçka për fëmijët, duke shtuar se për ta do të jepte edhe jetën.

“E dini, sikur çdo nënë që thotë ‘për fëmijët do t’i dilja plumbit përballë’. Do të bëja gjithçka për fëmijët e mi”, ka thënë ajo për Entertainment Tonight, duke shpjeguar se pse e ndjen veten shumë të lidhur me rolin e mamasë në filmin “Never Let Go”.

Ajo ka shtuar se ky rol i ka dhënë mundësi që të luajë me tërë qenien e saj, e me të vërtetë t’i vihet plumbit përball për fëmijët.

“Më ka bërë që me të vërtetë ta vë jetën në rrezik për ta dhe po, mendoj për fëmijët e mi të vërtetë gjatë gjithë kohës. Kjo jam unë, këto mendime e ndjenja më përbëjnë mua”, ka treguar aktorja.

Në filmin në fjalë aktores i duhet të rrjepë një ketër si pjesë e skenarit dhe ka pranuar se fëmijët e saj nuk do të reagonin mirë ndaj asaj skene.

[Edhe ![Halle Berry kërkon kujdestarinë e plotë për djalin](https://resources.koha.net/images/2024/August/19/5e8af40d-625b-45a1-ac9c-ad99d23dce0d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 19 gus 2024 Halle Berry kërkon kujdestarinë e plotë për djalin](https://www.koha.net/showbiz/halle-berry-kerkon-kujdestarine-e-plote-per-djalin)

“Vajza ime do të neveritej dhe do të pyeste se pse ia bëra atë një ketri. Djali im ndoshta nuk do ta shohë. Ai frikësohet pak, e ndoshta mund të shohë ëndrra të këqija natën. Nuk e di a duhet ta shohë ai atë skenë në këtë moshë”, është shprehur ajo.

Halle Berry ka dy fëmijë. Vajzën Nahla Ariela Aubry, e ka me ish partnerin, Gabriel Aubry. Kurse djalin, Maceo-Robert Martinez, me ish bashkëshortin e saj, Olivier Martinez.

[#Halle Berry](https://www.koha.net/tag/halle-berry) [#femijet](https://www.koha.net/tag/femijet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sandra Bullock: Fëmijët e mi janë prioriteti im](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/4cd042e2-7d6d-4c3d-a28c-25a01ea73159.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 sht 2026 Sandra Bullock: Fëmijët e mi janë prioriteti im](https://www.koha.net/showbiz/sandra-bullock-femijet-e-mi-jane-prioriteti-im)
- [![Halle Berry fejohet me Van Huntin](https://resources.koha.net/images/2026/February/06/1fe6bd9d-5bd2-490a-ad7c-ce5bda4d83e1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 shk 2026 Halle Berry fejohet me Van Huntin](https://www.koha.net/showbiz/halle-berry-fejohet-me-van-huntin)
- [![Hally Berry “refuzon” të ndihet në siklet për moshën](https://resources.koha.net/images/2026/January/30/5e289be6-6a54-4f2c-8d07-0a10358bb8a8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 jan 2026 Hally Berry “refuzon” të ndihet në siklet për moshën](https://www.koha.net/showbiz/hally-berry-refuzon-te-ndihet-ne-siklet-per-moshen)
- [![Elle Fanning tregon se dëshiron të ketë fëmijë](https://resources.koha.net/images/2026/January/04/a681e5a2-aeab-4ec1-ac20-1d97b8ca1c6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 jan 2026 Elle Fanning tregon se dëshiron të ketë fëmijë](https://www.koha.net/showbiz/elle-fanning-tregon-se-deshiron-te-kete-femije)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Xhaka flet për synimet e Sunderlandit në Evropë](https://www.koha.net/futboll/xhaka-flet-per-synimet-e-sunderlandit-ne-evrope)

[Arbëri.]() [Eric Wendt nis mandatin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/eric-wendt-nis-mandatin-si-ambasador-i-shba-se-ne-shqiperi)

[Futboll.]() [Ndeshja Izraeli – Irlanda do të luhet, vendosën “votat e lojtarëve”](https://www.koha.net/futboll/ndeshja-izraeli-irlanda-do-te-luhet-vendosen-votat-e-lojtareve)

[Sporte të tjera.]() [Formula 1, Russell e fiton garën kaotike në Azerbajxhan](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/formula-1-russell-e-fiton-garen-kaotike-ne-azerbajxhan)

[Futboll.]() [Sa mijëra euro të FCSB-së i refuzoi mesfushori i Dritës?](https://www.koha.net/futboll/sa-mijera-euro-te-fcsb-se-i-refuzoi-mesfushori-i-drites)

[Futboll.]() [“Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën](https://www.koha.net/futboll/gazzetta-dello-sport-shkruan-per-zhegroven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Halle Berry flet për lidhjen e ngushtë me fëmijët e saj","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/halle-berry-flet-per-lidhjen-e-ngushte-me-femijet-e-saj","datePublished":"2024-04-11T12:47:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:07+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":302,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Halle Berry, ka thënë se do të bënte gjithçka për fëmijët, do të jepte edhe jetën.“E dini, sikur çdo nënë që thotë ‘për fëmi","url":"https://www.koha.net/showbiz/halle-berry-flet-per-lidhjen-e-ngushte-me-femijet-e-saj","keywords":"Halle Berry, femijet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/11/1322088f-7c60-4b8b-9bbe-8485b40487e9.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
