Grupi muzikor amerikan i muzikës metal "Demon Hunter" ka paditur platformën Netflix për përdorimin e emrit “KPop Demon Hunters”, duke pretenduar shkelje të markës tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, ka shkruar The Guardian.
Padia është ngritur nga kompania e grupit, Hyde Lane, e cila pretendon se Netflix dhe promotori i koncerteve AEG Presents kanë shkaktuar “konfuzion të konsiderueshëm” te publiku.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se "Demon Hunter" është një grup i njohur, i krijuar rreth 25 vjet më parë, që ka publikuar albume, ka bërë turne dhe ka shitur produkte për një bazë të madhe fansash.
Sipas padisë, Netflix e dinte ose duhej ta dinte për ekzistencën e grupit, por në vitin 2025 publikoi filmin “KPop Demon Hunters”, i cili u bë fenomen global përmes filmit, muzikës dhe produkteve promocionale.
Përfaqësuesit e grupit pretendojnë se konfuzioni nuk ka mbetur vetëm në internet.
además
El K-pop se enfrenta a sus demonios
Një prej rasteve të përmendura në padi është ai i një personi që kishte shpenzuar 500 dollarë për bileta VIP të një koncerti të "Demon Hunter", duke menduar se po blinte bileta për një ngjarje të “KPop Demon Hunters” për vajzat e tij 5 dhe 6 vjeç.
“A ka ndonjë mundësi të më ktheni paratë ose të më jepni përgjegjësi? Nëse nuk më bëhet rimbursimi, nuk do të kem mundësi të blej bileta për shfaqjen e vërtetë të ‘KPop Demon Hunters’”, ka shkruar ai person.
Grupi ka deklaruar gjithashtu se një producent televiziv i ka kontaktuar gabimisht, duke menduar se grupi kishte lidhje me filmin, ndërsa përdorues të rrjeteve sociale i kanë etiketuar gabimisht në postime për “KPop Demon Hunters”.
"Demon Hunter" kërkon që gjykata ta ndalojë Netflixin të përdorë këtë emër për muzikë, koncerte dhe produkte, si dhe kërkon dëmshpërblim, por shuma nuk është bërë publike.
Të dyja palët kanë regjistruar ose kanë kërkuar regjistrimin e emrave të tyre si marka tregtare. Kompania e Demon Hunter regjistroi markën “Demon Hunter” për muzikë dhe produkte në vitin 2022, ndërsa Netflix ka regjistruar “KPop Demon Hunters” për kategori të ndryshme produktesh.
además
Los directores de "Kpop Demon Hunters" hablan sobre su potencial para el Oscar
Padia vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit të animuar, i cili tregon historinë e grupit muzikor Huntrix, tre këngëtareve që luftojnë demonët. Filmi u publikua në Netflix në vitin 2025 dhe u bë filmi origjinal i animuar më i shikuar në historinë e platformës.
Suksesi ka sjellë edhe projekte të reja, një vazhdim i filmit është konfirmuar, ndërsa Netflix po shqyrton edhe projekte të tjera, përfshirë një serial televiziv dhe një mjuzikëll skenik.