---
description: Dua Lipa të premten surprizoi fansat me paraqitje e grupit Jamiroquai gjatë koncertit të saj të parë ndonjëherë në stadiumin legjendar “Wembley” në Londër, shkr
title: Dua Lipa emocionon me debutimin në “Wembley”, sjell në skenë Jamiroquai
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/21/ec3dc5c0-3761-4a09-884c-ef2c8e71929b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Dua Lipa emocionon me debutimin në “Wembley”, sjell në skenë Jamiroquai

![Këngëtari i grupit Jamiroquai, Jay Kay dhe Dua Lipa](https://resources.koha.net/images/2025/June/21/ec3dc5c0-3761-4a09-884c-ef2c8e71929b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Këngëtari i grupit Jamiroquai, Jay Kay dhe Dua Lipa

- 21 qershor 2025 09:18
- Shpërndaje në:

- 21 qershor 2025 09:18
- Shpërndaje në:

Dua Lipa të premten surprizoi fansat me paraqitje e grupit Jamiroquai gjatë koncertit të saj të parë ndonjëherë në stadiumin legjendar “Wembley” në Londër, shkruan BBC.

Ylli shqiptar ftoi në skenë këngëtarin e njohur të grupit, Jay Kay, për një performancë unike të hitit të vitit 1996 “Virtual Insanity”, duke e përshkruar atë si “novator të jashtëzakonshëm të muzikës britanike”.

Ky duet ndodhi në mes të një koncerti madhështor dyorësh, ku Lipa interpretoi një varg hitesh të njohura si “Physical”, “One Kiss”, “New Rules” dhe “Levitating”.

“Kjo është arritje gjigante për mua. Që nga fillimi i koncertit kam pasur ngërç në fyt nga emocionet”, u tha ajo 70 mijë fansave të pranishëm.

Disa prej fansave kishin qëndruar në stadium që nga e enjtja për të zënë vend në koncertin e parë të Lips në një stadium britanik, duke i përballur temperatura që shkoni mbi 31 gradë Celsius.

“Do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua që jeni këtu sonte. Ndjej sikur kam pritur gjithë jetën për këtë moment”, u shpreh ajo gjatë performancës.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/June/21/072f9495-ab14-4222-83af-987d89c5322e.webp?q=90&w=980)

“Kanë kaluar 10 vjet që nga koncerti ynë i parë në Londër, përpara rreth 350 njerëzve, dhe atëherë kam ëndërruar për një natë si kjo. “Të jem përballë 70,000 vetave... jam e mbushur plot emocione”, shtoi 29-vjeçarja, duke reflektuar mbi ngjitjen e saj drejt majave të muzikës pop.

[Edhe ![Dua Lipa paralajmëron koncert në stadiumin “Wembley”](https://resources.koha.net/images/2024/July/02/c85d71aa-5789-4d61-8ad5-24d499fc340d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 kor 2024 Dua Lipa paralajmëron koncert në stadiumin “Wembley”](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-paralajmeron-koncert-ne-stadiumin-wembley)

Më pas ajo interpretoi një nga këngët e saj të para, “Hotter Than Hell”, duke treguar se ishte pikërisht ajo që i siguroi një kontratë diskografike.

Që nga ajo kohë, Lipa ka ndërtuar një repertor të pasur me hite të fuqishme, shumica e të cilave u interpretuan gjatë koncertit të së premtes.

Dua Lipa do të vazhdojë turneun Radical Optimism me një natë të dytë në Wembley të shtunën (sonte), ndjekur nga koncerte në Liverpool dhe Londër, përpara se të nisë pjesa amerikane e turneut në shtator.

[#dua lipa](https://www.koha.net/tag/dua-lipa) [#wembley](https://www.koha.net/tag/wembley) [#koncert](https://www.koha.net/tag/koncert) [#debutim](https://www.koha.net/tag/debutim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA](https://resources.koha.net/images/2025/September/07/1220b175-9414-41ae-b5a7-fc465a63ddbc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 7 sht 2025 Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-i-befason-fansat-me-nje-superduet-gjate-turneut-ne-shba)
- [![Dua dashuron dashurinë](https://resources.koha.net/images/2025/August/20/c313a572-c48a-43cb-a88d-14dd6b3c7633.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 gus 2025 Dua dashuron dashurinë](https://www.koha.net/showbiz/dua-dashuron-dashurine)
- [![“Ndihem e pathyeshme”: Dua Lipa për të 30-at, dashurinë dhe sundimin si mbretëresha e popit](https://resources.koha.net/images/2025/June/12/a0712f3a-534f-4bbf-8ed4-6e82b381d344.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 qer 2025 “Ndihem e pathyeshme”: Dua Lipa për të 30-at, dashurinë dhe sundimin si mbretëresha e popit](https://www.koha.net/showbiz/ndihem-e-pathyeshme-dua-lipa-per-te-30-tat-dashurine-dhe-sundimin-e-saj-si-mbreteresha-e-pop-it-britanik)
- [![Dua Lipa në “Royal Albert Hall”, perfeksion i pastër i muzikës pop](https://resources.koha.net/images/2024/October/19/01e76d1d-0cf5-4a96-ad18-535777edd9d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 19 tet 2024 Dua Lipa në “Royal Albert Hall”, perfeksion i pastër i muzikës pop](https://www.koha.net/kulture/dua-lipa-ne-royal-albert-hall-perfeksion-i-paster-i-muzikes-pop)

[Arbëri.]() [Asociacioni i Arkitektëve kërkon anulimin e vendimit për “Ulpianën”](https://www.koha.net/arberi/asociacioni-i-arkitekteve-kerkon-anulimin-e-vendimit-per-ulpianen)

[Botë.]() [Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij](https://www.koha.net/bote/sekretari-amerikan-i-thesarit-zhvendoset-ne-nje-baze-ushtarake-pas-shqetesimeve-per-sigurine-e-tij)

[Kulturë.]() [Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën “Crowd & Loud” në Zagreb](https://www.koha.net/kulture/dukagjin-lipa-foles-kryesor-ne-konferencen-crowd-loud-ne-zagreb)

[Arbëri.]() [Aliu: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera](https://www.koha.net/arberi/aliu-produktet-ne-kosove-shiten-deri-ne-60-per-qind-me-shtrenjte-se-ne-vendet-e-tjera)

[Botë.]() [Greva e parë e përgjithshme në Spanjë pas 14 vjetëve, në Barcelonë regjistrohen incidente](https://www.koha.net/bote/greva-e-pare-e-pergjithshme-ne-spanje-pas-14-vjeteve-ne-barcelone-regjistrohen-incidente)

[Arbëri.]() [Kurti udhëton në Irlandë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian](https://www.koha.net/arberi/kurti-udheton-ne-irlande-merr-pjese-ne-samitin-e-komunitetit-politik-evropian)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dua Lipa emocionon me debutimin në “Wembley”, sjell në skenë Jamiroquai","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-emocionon-me-debutimin-ne-wembley-sjell-ne-skene-jamiroquai","datePublished":"2025-06-21T09:18:33+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:45:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":342,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dua Lipa të premten surprizoi fansat me paraqitje e grupit Jamiroquai gjatë koncertit të saj të parë ndonjëherë në stadiumin legjendar “Wembley” në Londër, shkr","url":"https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-emocionon-me-debutimin-ne-wembley-sjell-ne-skene-jamiroquai","keywords":"dua lipa, wembley, koncert, debutim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/21/ec3dc5c0-3761-4a09-884c-ef2c8e71929b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
