Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Dr. Dre: La IA no debe verse como una amenaza, sino como una herramienta para los creadores.

Dr. Dre

Dr. Dre

Foto: Prensa asociada

Producenti legjendar i hip-hopit, Dr. Dre, nuk e sheh inteligjencën artificiale (AI) si kërcënim për muzikën. Për të, AI është thjesht një tjetër mjet teknologjik, njësoj si dikur sintetisajzerët apo makinat e ritmit, ka shkruar Variedad.

“Mendoj se të vetmit që e shohin AI-në si kërcënim janë njerëzit që kanë vështirësi të krijojnë”, ka thënë Dre.

Ai ka shtuar se AI-ja mund të përdoret për të eksperimentuar dhe për të parë mundësi të reja në muzikë.

“Është një mjet i ri për kreativitetin. Disa njerëz kanë frikë të mësojnë gjëra të reja”, ka thënë ai.

Edhe partneri i tij i biznesit, Jimmy Iovine, ka thënë se shumë producentë tashmë po përdorin AI-në në mënyrë të fshehtë. Sipas tij, producenti Timbaland është ndër ata që po eksperimentojnë me këtë teknologji.

además El marido de Alicia Keys reacciona a las especulaciones sobre su separación del mundo del espectáculo El marido de Alicia Keys reacciona a las especulaciones sobre su separación

Vetë Dr. Dre ka treguar se së fundmi kishte përdorur një chatbot me AI për një pyetje shumë praktike: “Si mund të shtosh muskuj dhe të humbasësh dhjamin në të njëjtën kohë?”.

61-vjeçari bën pjesë në listën e miliarderëve të magazinës prestigjioze Forbes. Ky është viti i parë që Dre i bashkohet kësaj liste me një pasuri të vlerësuar rreth 1 miliard dollar amerikan.

Në vitin 2014 ai ia ka shitur gjigandit Apple kufjet e famshme “Beats by Dre” me një marrëveshje prej më shumë se 3 miliardë dollarë amerikanë.

Në vitin 2023 Dre ia ka shitur kompanisë Shamrok dhe Universal Music Group, material e disa projekte muzikore për më shumë 200 milionë dollarë.

Megjithatë, përdorimi i AI-së në industrinë e muzikës mbetet i diskutueshëm.

además Meghan Markle conseguirá un nuevo puesto en Netflix. del mundo del espectáculo Meghan Markle conseguirá un nuevo puesto en Netflix.

Kompanitë e muzikës dhe artistët po përballen me debate dhe procese gjyqësore për përdorimin e këngëve pa leje për trajnimin e modeleve të AI-së.

Ndërkohë, platformat muzikore po përgatiten t’i identifikojnë këngët e krijuara ose të ndihmuara nga AI-ja, në mënyrë që dëgjuesit të dinë se çka po dëgjojnë.