Këngëtarja Ciara dhe bashkëshorti i saj, ish-ylli i futbollit amerikan (NFL), Russell Wilson, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku, ka shkruar ABC Noticias.
Ciara e bëri lajmin publik të dielën përmes një postimi të përbashkët në Instagram me Wilson, ku shfaqet duke treguar barkun e rrumbullakosur.
“Edhe një person për ta dashur”, ka shkruar çifti.
Në fotografi, katër bluza të fëmijëve janë varur në një tel rrobash, ndërsa një bluzë e vogël bosh simbolizon anëtarin më të ri të familjes. Çifti gjithashtu ngriti nga pesë gishta, duke iu referuar fëmijës së pestë të Ciarës.
Ciara dhe Wilson u martuan në vitin 2016. Ata kanë tre fëmijë së bashku: Sienna Princess, Win Harrison dhe Amora Princess, ndërsa Ciara është gjithashtu nënë e Future Zahir, djalit që ka me reperin Future. Vajza e tyre Amora lindi në dhjetor 2023.

Pas lajmit, miqtë dhe fansat e çiftit vërshuan me urime.
“Edhe një bekim i bukur!!! Edhe më shumë dashuri!!!”, ka shkruar aktorja La La Anthony.
Wilson, i cili në muajin qershor ka njoftuar tërheqjen nga NFL pas 14 sezonesh, ka folur më herët edhe për rolin e tij si njerk i djalit të madh të Ciaras, Future.

“Të marrësh përgjegjësinë për të rritur një fëmijë bashkë me Ciarën dhe të kuptosh: ‘Në rregull, Zot, e di që ajo është e duhura për mua’. Por gjithashtu të them: ‘Do ta marr përsipër edhe këtë përgjegjësi’. Dhe isha gati për të… Çfarë dhurate”, ka thënë ai.