Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Brooklyn Beckham está construyendo un "imperio empresarial" con la ayuda de su suegro multimillonario.

Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham raportohet se po planifikon të ndërtojë një perandori biznesi të përqendruar te “produktet e përditshme”, me ndihmën e vjehrrit të tij miliarder, Nelson Peltz.

27-vjeçari, djali i David Beckham dhe Victoria Beckham, i cili është i distancuar nga prindërit e tij, ka lansuar tashmë markën e tij të salcës pikante dhe besohet se po planifikon të krijojë një emër si sipërmarrës i suksesshëm, me ndihmën e vjehrrit miliarder Nelson Peltz. Ky i fundit është babai i bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, dhe e ka krijuar pasurinë e tij përmes një biznesi me ushqime të ngrira, përpara se t’i drejtohej investimeve.

Një burim i tha gazetës The Sun se Brooklyn ka marrë këshilla nga Nelson ndërsa planifikon hapin e tij të ardhshëm në karrierë.

“Brooklyn ka marrë këshilla nga babai i Nicolas, pasi ishte ai që sugjeroi se mundësitë më të mira për Brooklynin ndoshta qëndrojnë te produktet e përditshme. Duke përdorur famën dhe emrin e tij për të shitur produkte të thjeshta konsumi, si salca pikante, të cilat mund të shiten në sasi të mëdha dhe të zgjerohet gama produkt pas produkti.  Ai i ka thënë se kjo do të gjenerojë të ardhura vazhdimisht, derisa një ditë marka të ketë aq shumë njohje saqë hapi logjik i radhës do të ishte hapja e shumë restoranteve”, ka thënë ai.

Burimi pretendoi më tej se Brooklyn është i vendosur të ndërtojë një markë që do të tejkalojë pasurinë e prindërve të tij të famshëm.

“Mund të duket sikur Brooklyn po përfiton nga fama e Nicolas dhe, para kësaj, ai akuzohej gjithmonë se jetonte në kurriz të prindërve. Ai është i vendosur të krijojë rrugën e tij profesionale, në mënyrë që të gjithë të shohin se sa mirë ka bërë pasi u largua nga marka dhe emri Beckham.  Ai beson se, me ndihmën e Nelsonit, ai dhe Nicola do të bëhen më të famshëm dhe do të ndërtojnë një perandori më të madhe se ajo e prindërve të tij”, ka thënë ai.

Brooklyn, i cili më parë ka provuar të punojë si kuzhinier dhe fotograf, kohët e fundit raportohet se ka fituar 1 milion dollarë për xhirimin e një reklame për Kupën e Botës në futboll, në të cilën ai ironizoi konfliktin familjar.

Ai është i distancuar nga prindërit e tij prej disa vitesh dhe më parë i kishte kritikuar ashpër në një postim në Instagram. Megjithatë, në reklamën e realizuar për shërbimin e shpërndarjes së ushqimit DoorDash, ai duket se e trajtoi me humor konfliktin familjar. Reklama kishte në qendër Kupën e Botës FIFA 2026, e zhvilluar në SHBA, ku ai tashmë jeton me Nicolan.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Brooklyn shihet duke hedhur një grumbull biletash për Kupën e Botës dhe duke qeshur me ironi, ndërsa thotë: “Ndoshta po pyesni veten pse po e shikoj Kupën e Botës FIFA 2026 nga shtëpia... Është një histori e gjatë.”

Reklama përfundon me fjalët: “Është e komplikuar. Më shumë së shpejti.”

Biletat e Brooklynit për Kupën e Botës shihen të hedhura në dysheme, pranë një aparati fotografik, një grumbulli letrash të pahapura dhe një ore me vlerë 250 mijë paund, e ngjashme me një orë që i ishte dhuruar nga babai i tij. Ora ndodhet mbi një tavolinë.

Më vonë u publikua versioni i plotë i reklamës, ku Brooklyn shihet duke ia dhuruar biletat për Kupën e Botës një korrieri, duke thënë: “Këto mund t’ia japim dikujt tjetër. Vendosi diku ku të jetë argëtuese.”

Në janar, Brooklyn shkaktoi reagime të mëdha në mbarë botën kur publikoi në Instagram një deklaratë të ashpër, në të cilën këmbëngulte se “nuk dëshironte të pajtohej” me prindërit e tij dhe i akuzonte ata se po përpiqeshin të kontrollonin mënyrën se si publiku e shihte çdo zhvillim në familjen e tyre.

Në atë kohë, Brooklyn shkroi në deklaratën e gjatë: “Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje për t’i mbajtur këto çështje private.”

 “Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar t’u drejtohen mediave, duke më lënë pa zgjidhje tjetër përveçse të flas në emrin tim dhe të tregoj të vërtetën për vetëm disa nga gënjeshtrat që janë publikuar. Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po kontrollohem; për herë të parë në jetën time, po mbroj veten.”

Më vonë, ai pretendoi se nëna e tij ishte sjellë “në mënyrë të papërshtatshme” gjatë festimeve të dasmës së tij me Nicola Peltz në vitin 2022, duke ushqyer më tej raportimet për tensionet mes Nicolas dhe Victorias, të cilat kishin qarkulluar që nga ceremonia e zhvilluar në Florida.