Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Bebe Rexha revela qué celebridad la contactó cuando los estilistas se negaron a vestirla.

Bebe Rexha

Foto: Prensa asociada

Bebe Rexha ka zbuluar se Taylor Swift “e kontaktoi” atë kur stilistët refuzuan ta vishnin për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2019, për shkak të trupit të saj.

“Mbaj mend kur pata gjithë atë situatën me Grammy-t dhe nuk mund të gjeja një fustan, dhe ajo më kontaktoi sepse jemi në të njëjtën moshë”, ka thënë këngëtarja e “I’m Good (Blue)” për E! News, teksa ecte në tapetin blu të MTV VMAs të dielën.

“Dhe mendova se kjo ishte vërtet, vërtet, vërtet shumë e sjellshme nga ana e saj”, ka thënë Rexha.

“Dua të them, askush nuk më kontaktoi vërtet”, ka shtuar Rexha, 37 vjeçe. 

Këngëtarja e “Meant to Be” ka bërë bujë kur kritikoi stilistët e modës, pasi ata i thanë se kishte përmasa “shumë të mëdha” që ta vishnin për ceremoninë e çmimeve të vitit 2019.

Bebe Rexha në Grammy 2019

“Pra, më në fund nominohem për Grammy dhe është, si të thuash, gjëja më fantastike ndonjëherë”, pati thënë ajo në një video në Instagram në atë kohë, duke iu referuar nominimit të saj në kategorinë “Artisti/Artistja më i/e mirë i/e ri/re”, çmim që iu dha shqiptares tjetër, Dua Lipës.

“Dhe shumë herë, artistët shkojnë dhe flasin me stilistët, dhe ata u krijojnë fustane të personalizuara për të ecur në tapetin e kuq”, ka thënë Rexha.

Ajo ka shpjeguar se ekipi i saj kishte kontaktuar shumë stilistë, por kishte shpjeguar se “shumë prej tyre nuk duan të më veshin sepse jam shumë e shëndoshë. Fjalë për fjalë, jam shumë e madhe”.

Rexha ka tërhequr vëmendjen kur kishte mbërritur në ceremoninë e Grammy-ve 2019, e veshur me një fustan të kuq prej tyli, me shtresa, të dizajnuar nga Monsoori.