---
description: Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të dielën, më 6 prill.Vuçiq th
title: Vuçiqi mandaton endokrinologun, Gjuro Macut për formimin e Qeverisë
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/06/6c900e35-1b87-4c2a-884a-cff027301644.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Vuçiqi mandaton endokrinologun, Gjuro Macut për formimin e Qeverisë

![Gjuro Macut](https://resources.koha.net/images/2025/April/06/6c900e35-1b87-4c2a-884a-cff027301644.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 prill 2025 21:14
- Shpërndaje në:

- 6 prill 2025 21:14
- Shpërndaje në:

Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të dielën, më 6 prill.

Vuçiq tha se Qeveria e re serbe do të zgjidhet më 18 prill.

Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë.

“Dr. Gjuro Macut, një njeri jashtëzakonisht i guximshëm, shumë i qetë, i matur, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta specialisti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena deri në Stamboll”, tha Vuçiq.

Presidenti serb më herët ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.

[Edhe ![Kryeministër e pastaj president, bie pushteti 12-vjeçar i Vuçiqit në Serbi](https://resources.koha.net/images/2026/October/25/9055f570-7a15-433a-888c-ae2e046d444f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 tet 2026 Kryeministër e pastaj president, bie pushteti 12-vjeçar i Vuçiqit në Serbi](https://www.koha.net/arberi/kryeminister-e-pastaj-president-bie-pushteti-12-vjecar-i-vuciqit-ne-serbi)

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi.

Pas konsultimeve të 3 prillit, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, tha se koalicioni i mbledhur rreth SNS-së konsideron se nuk duhet të shpallen zgjedhje të reja, por duhet të formohet një qeveri e re.

Ai deklaroi se do t’i propozonte presidentit të Serbisë dy kandidatë për mandatar.

Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të majit.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.  
Vuçeviq e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.

[Edhe ![Qeveria e Serbisë i kërkon Vuçiqit ta shpërndajë Kuvendin](https://resources.koha.net/images/2026/September/07/cb80d044-6c35-444f-a6ac-92da7959ae50.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 7 sht 2026 Qeveria e Serbisë i kërkon Vuçiqit ta shpërndajë Kuvendin](https://www.koha.net/rajon/qeveria-e-serbise-i-kerkon-vuciqit-ta-shperndaje-kuvendin)

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët. Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./REL

[#aleksandar vuciq](https://www.koha.net/tag/aleksandar-vuciq) [#gjuro macut](https://www.koha.net/tag/gjuro-macut) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#mandatuar](https://www.koha.net/tag/mandatuar) [#kryeminister](https://www.koha.net/tag/kryeminister)

Artikuj të ngjashëm

- [![Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit](https://resources.koha.net/images/2025/December/25/81248949-77cb-49eb-a724-9fc259afebc3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 28 qer 2026 Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit](https://www.koha.net/rajon/reuters-vuciqi-synon-postin-e-kryeministrit-dhe-vendosjen-e-nje-aleati-te-tij-ne-postin-e-presidentit)
- [![Krijohet qeveria e re e Serbisë](https://resources.koha.net/images/2025/April/16/ad0aedab-cb07-44e0-9a26-566eb6532ba9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 16 pri 2025 Krijohet qeveria e re e Serbisë](https://www.koha.net/rajon/krijohet-qeveria-e-re-e-serbise)
- [![FT: Vuçiqi përballë dy afateve të fundit](https://resources.koha.net/images/2025/February/15/b3552359-84a8-4318-84df-ecd8b1b5c94b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 7 pri 2025 FT: Vuçiqi përballë dy afateve të fundit](https://www.koha.net/rajon/ft-vuciqi-perballe-dy-afateve-te-fundit)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

[Arbëri.]() [534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vuçiqi mandaton endokrinologun, Gjuro Macut për formimin e Qeverisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/vuciqi-mandaton-endokrinologun-gjuro-macut-per-formimin-e-qeverise","datePublished":"2025-04-06T21:14:29+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:05:06+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":430,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të dielën, më 6 prill.Vuçiq th","url":"https://www.koha.net/rajon/vuciqi-mandaton-endokrinologun-gjuro-macut-per-formimin-e-qeverise","keywords":"aleksandar vuciq, gjuro macut, Serbia, mandatuar, kryeminister","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/06/6c900e35-1b87-4c2a-884a-cff027301644.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
