Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Rajón

Triple asesinato en un campo de tiro en Montenegro, presuntamente un ciudadano ruso.

asesinato - Montenegro

Tre persona janë vrarë të hënën në një poligon qitjeje në Danillovgrad të Malit të Zi, ka njoftuar Policia e Malit të Zi.

Sipas autoriteteve, policia është në kërkim të autorit të dyshuar, i cili dyshohet se është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtoria e Policisë ka publikuar të dhënat e Mihail Nikolajeviç Shabunin (Mihail Nikolaevič Shabunin), 30 vjeç, shtetas rus, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë duke përdorur armë zjarri, raporton AbcNews.

Shabunin dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj shtetasve të Podgoricës, N. K. 20 vjeç, dhe P. G. 24 vjeç, si dhe ndaj M. R. 67 vjeç, nga Danillovgradi.

“Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e personit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion për të dyshuarin ose e vërejnë atë, të raportojnë të dhënat për vendndodhjen dhe lëvizjet e tij në numrin falas të policisë 122, përmes aplikacionit Policija CG (Stacioni Virtual i Policisë) ose në forma të tjera.

Policia thekson se informacioni për personin mund të jepet edhe në mënyrë anonime.

Drejtoria e Policisë ka apeluar te qytetarët që të ndihmojnë në lokalizimin e Shabuninit.

“U lutemi qytetarëve të ndihmojnë në lokalizimin e këtij personi, duke theksuar se çdo fshehje e informacionit për një person që është në kërkim përbën vepër penale”, thuhet në njoftimin e policisë.