Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Rajón

Spajic afirma que dos países se están preparando para desestabilizar Montenegro; "Vijesti" menciona a Albania y Serbia.

Milojko Spajic

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka thënë se të paktën dy shtete të rajonit po përgatisin veprime hibride për të destabilizuar Malin e Zi, në kohën kur pritet mbyllja e kapitujve të ri të negociatave për pranim në Bashkimin Evropian. Edhe pse ai nuk ka përmendur për cilat shtete bëhet fjalë, gazeta malaziase “Vijesti” ka raportuar se Spajiq i referohet Shqipërisë dhe Serbisë.

“Kemi informacione serioze operative të sigurisë që tregojnë se mbyllja e kapitujve të rinj të negociatave do të shoqërohet nga veprimet hibride të koordinuara, që përfshijnë zyrtarë nga të paktën dy shtete të rajonit. Sipas informatave tona, aktivitete të tilla synojnë ta destabilizojnë Malin e Zi, me mbështetjen të pritur nga akterë politikë të caktuar dhe pjesë të skenës mediatike në vendin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm për këto qëllime të tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë apo ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, që është më e madhe se interesat e përditshme të çdo strukture politike”, ka shkruar Spajiq në X të enjten pasdite.

Ndërkaq, pas këtij postimi, gazeta malaziase “Vijesti” ka shkruar në burime se dy shtetet për të cilat Spajiq ka supozuar se po synojnë destabilizimin e Malit të Zi me aksione hibride, janë Serbia dhe Shqipëria.

Veprimet hibride janë aksione të koordinuara dhe qëllimkëqija që përfshijnë përzierje të metodave tradicionale dhe jotradicionale, si politike, të inteligjencës, ekonomike, kibernetike e ushtarake, me qëllim të destabilizimit të një vendi pa pasur konflikt direkt ushtarak.