---
description: Një luftë deklaratash ka shpërthyer mes Serbisë dhe Malit të Zi, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk do të marrë pjesë në festimet për 20-vjet
title: Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/15/3988af41-d2d9-47aa-a662-e64750ead5bf.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë

![Aleksandar Vuçiq](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/3988af41-d2d9-47aa-a662-e64750ead5bf.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 maj 2026 22:15
- Shpërndaje në:

- 15 maj 2026 22:15
- Shpërndaje në:

Një luftë deklaratash ka shpërthyer mes Serbisë dhe Malit të Zi, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk do të marrë pjesë në festimet për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi, duke thënë se nuk dëshiron të festojë “shkëputjen nga Serbia”.

Vuçiqi deklaroi se pjesëmarrja në një ngjarje të tillë do të ishte “si të pështyjë në fytyrën e vet”, çka nxiti reagim të menjëhershëm nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Në reagimin e saj, diplomacia malazeze ka thënë se retorika e Vuçiqit nuk kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore dhe respekt të ndërsjellë.

“Mali i Zi nuk u shkëput nga Serbia dhe as nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e Serbisë në mënyrën si përpiqet ta paraqesë Vuçiqi”, thuhet në reagim, transmeton “Jutarnji”.

Autoritetet malazeze theksuan se Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë të barabarta të unionit shtetëror të krijuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ndërsa pavarësia e Malit të Zi i mundësoi edhe Serbisë vazhdimësinë juridike si shtet i pavarur.

[Edhe ![Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/92714077-d660-4ae7-8211-9a187aa56b23.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 qer 2026 Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/vuciq-vazhdon-ta-vuaje-qe-mali-i-zi-e-ka-pranuar-pavaresine-e-kosoves)

“Është e papranueshme dhe politikisht e papërgjegjshme që përvjetori i pavarësisë së Malit të Zi të paraqitet si akt kundër Serbisë apo popullit serb”, deklaroi Ministria e Jashtme malazeze.

Sipas Podgoricës zyrtare, Mali i Zi nuk feston pavarësinë kundër askujt, por si shprehje të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe të drejtës demokratike për të vendosur mbi të ardhmen e vet.

Pas kësaj reagoi edhe Ministria e Jashtme e Serbisë, duke thënë se Beogradi nuk mund të heshtë përballë përpjekjeve për të “relativizuar të vërtetën historike”.

Diplomacia serbe theksoi se Vuçiqi nuk kishte thënë “asnjë fjalë të keqe” për Malin e Zi dhe se ai vetëm kishte shprehur mendimin personal se nuk dëshiron të festojë ndarjen e “dy shteteve vëllazërore”.

Në një kundërpërgjigje tjetër, Mali i Zi deklaroi se nuk feston “humbjen e askujt” dhe as “ndarjen nga Serbia”, por lirinë dhe të drejtën që të dy shtetet të vendosin në mënyrë të pavarur për të ardhmen e tyre.

[Edhe ![Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së falënderon shtetet që s’e kanë njohur Kosovën](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/09dc8791-c60d-42ba-9729-dc24ba01dba3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 sht 2026 Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së falënderon shtetet që s’e kanë njohur Kosovën](https://www.koha.net/arberi/vuciqi-ne-asamblene-e-okb-se-falenderon-shtetet-qe-se-kane-njohur-kosoven)

Më 21 maj, Mali i Zi do të shënojë 20-vjetorin e rikthimit të pavarësisë. Qeveria malazeze ka organizuar një sërë aktivitetesh festive, të cilat do të kulmojnë me një pritje zyrtare të kryeministrit Milojko Spajiq në Podgoricë dhe me koncertin e yllit botëror Ricky Martin.

Mali i Zi e riktheu pavarësinë më 21 maj 2006, pas referendumit në të cilin 55.5 për qind e qytetarëve votuan pro shkëputjes nga bashkimi shtetëror me Serbinë, ndërsa 44.5 për qind ishin kundër.

[#aleksandar vuciq](https://www.koha.net/tag/aleksandar-vuciq) [#mali i zi](https://www.koha.net/tag/mali-i-zi) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Përplasen Spajiq e Vuçiq, kryeministri malazias: Mos na jepni mësime për parimet](https://resources.koha.net/images/2026/August/12/f0258695-d730-4a40-b400-adc6ebbc04d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 12 gus 2026 Përplasen Spajiq e Vuçiq, kryeministri malazias: Mos na jepni mësime për parimet](https://www.koha.net/rajon/perplasen-spajiq-e-vuciq-kryeministri-malazias-mos-na-jepni-mesime-per-parimet)
- [![Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/851f7e3a-7bed-48aa-890c-6721ecbbff15.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 kor 2026 Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe](https://www.koha.net/arberi/vuciq-deklarata-e-paunoviqit-se-pasqyron-vullnetin-tim-dhe-politiken-e-qeverise-serbe)
- [![Beshlin: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE po e nervozon regjimin e Vuçiqit](https://resources.koha.net/images/2026/July/12/7c435e9a-0415-4209-837b-02861365c342.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 kor 2026 Beshlin: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE po e nervozon regjimin e Vuçiqit](https://www.koha.net/arberi/beshlin-anetaresimi-i-malit-te-zi-ne-be-po-e-nervozon-regjimin-e-vuciqit)

[Botë.]() [Putini është në humor të shkëlqyer pas takimit me Trumpin, thotë ndihmësi i tij](https://www.koha.net/bote/putini-eshte-ne-humor-te-shkelqyer-pas-takimit-me-trumpin-thote-ndihmesi-i-tij)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Çmimi i lartë i naftës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-cmimi-i-larte-i-naftes)

[Kulturë.]() [Trashëgimia e Shaqir Hotit ringjallet në tinguj nëpërmjet dorëshkrimeve](https://www.koha.net/kulture/trashegimia-e-shaqir-hotit-ringjallet-ne-tinguj-nepermjet-doreshkrimeve)

[Arbëri.]() [Sot deputetët e rishqyrtojnë Ligjin për t’ia kufizuar mandatin Speciales](https://www.koha.net/arberi/sot-deputetet-e-rishqyrtojne-ligjin-per-tia-kufizuar-mandatin-speciales)

[Kolumne.]() [Zgjedhja para nesh](https://www.koha.net/kolumne/zgjedhja-para-nesh)

[Botë.]() [“Kush është ky?” – Momenti kur Trumpi bën shaka me Putinin](https://www.koha.net/bote/kush-eshte-ky-momenti-kur-trumpi-ben-shaka-me-putinin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/deklarata-e-vuciqit-nxit-perplasje-mes-malit-te-zi-dhe-serbise","datePublished":"2026-05-15T22:15:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:06+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":473,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një luftë deklaratash ka shpërthyer mes Serbisë dhe Malit të Zi, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk do të marrë pjesë në festimet për 20-vjet","url":"https://www.koha.net/rajon/deklarata-e-vuciqit-nxit-perplasje-mes-malit-te-zi-dhe-serbise","keywords":"aleksandar vuciq, mali i zi, Serbia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/15/3988af41-d2d9-47aa-a662-e64750ead5bf.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
