Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Rajón

Becirovic: El liderazgo de la República Srpska amenaza la seguridad regional.

Denis Beqirović, miembro de la Presidencia de Bosnia y Herzegovina

Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka alarmuar se lidershipi i Republikës Srpska në këtë shtet, është kërcënim për sigurinë e rajonit.

Beqiroviq ka kritikuar Serbinë për varrimin me ceremoni shtetërore dhe glorifikimin që ia bëri kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq. Këtu ka përmendur edhe glorifikimin që “Kasapit të Ballkanit” ia bënë udhëheqësit e entitetit serb në Bosnjë.

“Është veçanërisht e rrezikshme që udhëheqësia e Republikës së Serbisë e glorifikon kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mladiq. Përbindëshi Ratko Mladiq nuk është hero, por një kriminel lufte i dënuar. Glorifikimi institucional i këtij krimineli lufte është një akt kundër-civilizues dhe i papranueshëm. Kjo nënkupton që lidershipi shtetëror i Serbisë identifikohet me njërin nga kasapët më të mëdhenj në historinë evropiane. Është një tregues se Serbia nuk e ka braktisur ideologjinë dhe politikat që çojnë në agresion dhe gjenocid. Është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave të OKB-së, gjykata e së cilës dha një vendim përfundimtar kundër këtij krimineli lufte. Më lejoni t'ju kujtoj se Serbia është i vetmi shtet në botë që është gjetur nga një gjykatë e OKB-së se ka shkelur Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit”, ka thënë Beqiroviq gjatë fjalimit.

Beqiroviq i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojnë sjelljen e Serbisë dhe të merren masa ndaj glorifikuesve të kriminelëve të dënuar të luftës.

“Fatkeqësisht, ideologjia dhe politikat që çuan në gjenocidin kundër boshnjakëve vazhdojnë të kërcënojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dëshiroj të paralajmëroj publikisht publikun ndërkombëtar se lidershipi aktual i entitetit boshnjak Republika Srpska vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të rajonit”, ka thënë ai.

Nga foltorja në OKB, Serbinë e ka kritikuar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Ai ka thënë se “nderimet ushtarake dhe zyrtare që iu dhanë Mlladiqit në Serbi ishin fyerje për viktimat e tij dhe për vendimet e gjykatave ndërkombëtare, pjesëmarrja e përfaqësuesve shtetërorë dhe duartrokitjet publike që shoqëruan ceremoninë janë krejtësisht të papajtueshme me vlerat e një Unioni që Serbia kërkon t’i bashkohet”.