Boksieri Shpëtim Bajoku është eliminuar nga gara e Lojërave Mesdhetare, pasi ka pësuar disfatë të shtunën në “Taranto 2026” në Itali.
26-vjeçari Bajoku pësoi disfatë nga spanjolli Frank Martinez Bernad.
Edhe Bajoku pësoi disfatë të thellë me pikë, 5:0.
Bajoku ka garuar në kategorinë deri 70 kilogramë.
Para Bajokut në Lojërat Mesdhetare, humbje pësoi edhe boksieri tjetër i Kosovës, Lumturim Xhoxhaj.