---
description: Boronicat janë nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme që...
title: Të mirat e boronicave për shëndetin
image: https://resources.koha.net/images/2019/March/20/20boron1553068348.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Të mirat e boronicave për shëndetin

![](https://resources.koha.net/images/2019/March/20/20boron1553068348.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 mars 2019 09:52
- Shpërndaje në:

- 20 mars 2019 09:52
- Shpërndaje në:

Boronicat janë nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme që ekzistojnë.

Ato rekomandohen të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur pasi kanë efekt të pabesueshëm në organizmin e njeriut.

Vlerat e tyre ushqyese mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve:

Ngadalësojnë plakjen e trurit

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

[Edhe ![Përfitimet shëndetësore nga boronicat](https://resources.koha.net/images/2024/July/05/f3d1b891-9992-42b1-a07f-258b7e186587.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 kor 2024 Përfitimet shëndetësore nga boronicat](https://www.koha.net/lifestyle/perfitimet-shendetesore-nga-boronicat)

Mbrojnë zemrën

Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht tek femra.

Boronicat për imunitet më të fortë

Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

Rregullojnë sheqerin në gjak

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

Funksionojnë kundër rrudhave

[Edhe ![Vetitë shëruese të boronicave](https://resources.koha.net/images/2020/November/26/26boro1606402711.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 nën 2020 Vetitë shëruese të boronicave](https://www.koha.net/lifestyle/vetite-sheruese-te-boronicave)

Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

Forcojnë kockat

Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.

Përmirësojnë shikimin gjatë natës

Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.

Boronica kundër kapsllëkut

Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.

[Edhe ![Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën](https://resources.koha.net/images/2020/September/22/22boron1600756332.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 22 sht 2020 Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën](https://www.koha.net/lifestyle/boronica-ndihmon-trurin-dhe-zemren-mbron-syte-dhe-lekuren)

Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar

Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve (marrë nga 'Gazeta Shqiptare').

Artikuj të ngjashëm

- [![ Efekte magjike të boronicës për shëndetin](https://resources.koha.net/images/2019/August/24/24boro1566649412.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 24 gus 2019 Efekte magjike të boronicës për shëndetin](https://www.koha.net/lifestyle/efekte-magjike-te-boronices-per-shendetin)
- [![Boronicat, një mrekulli për trupin](https://resources.koha.net/images/2018/September/13/13boron1536824285.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 13 sht 2018 Boronicat, një mrekulli për trupin](https://www.koha.net/lifestyle/boronicat-nje-mrekulli-per-trupin)

[Arbëri.]() [Moti sot](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-203)

[Futboll.]() [Avdullahu humb penalltinë, Hoffenheimi eliminohet nga Kupa](https://www.koha.net/futboll/avdullahu-humb-penalltine-hoffenheimi-eliminohet-nga-kupa)

[Arbëri.]() [Palokaj: Porosia e BE-së për Serbinë, e shpejtë dhe e pazakontë](https://www.koha.net/arberi/palokaj-porosia-e-be-se-per-serbine-e-shpejte-dhe-e-pazakonte)

[Futboll.]() [Liverpooli e eliminon Chelsean në Kupën EFL](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-e-eliminon-chelsean-ne-kupen-efl)

[Lifestyle.]() [Pirja e çajit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/pirja-e-cajit-mund-te-ule-rrezikun-e-semundjeve-te-zemres-dhe-eneve-te-gjakut)

[Arbëri.]() [Hyjnë në fuqi masat kundër dhunës në Shqipëri, përcaktohen kushtet e protestave](https://www.koha.net/arberi/hyjne-ne-fuqi-masat-kunder-dhunes-ne-shqiperi-percaktohen-kushtet-e-protestave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Të mirat e boronicave për shëndetin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/te-mirat-e-boronicave-per-shendetin","datePublished":"2019-03-20T09:52:19+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:06+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":445,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Boronicat janë nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme që...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/te-mirat-e-boronicave-per-shendetin","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/March/20/20boron1553068348.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
