Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Estilo de Vida

Estudio: La soledad y el aislamiento social reducen hasta seis años la esperanza de vida libre de enfermedades.

Ilustración de la foto

Ilustración de la foto

Vetmia dhe izolimi social nuk ndikojnë vetëm në mirëqenien emocionale. Një studim i ri sugjeron se të dyja lidhen me më pak vite jetë pa sëmundje kronike, ndërsa ndikimi ndryshon edhe mes grave dhe burrave.

Këta dy faktorë mund të shkurtojnë ndjeshëm vitet që një person kalon pa sëmundje, duke ndikuar si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor, raportoi Euronews.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”, i cili analizoi të dhënat e më shumë se 270 mijë personave të moshës 40 deri në 69 vjeç.

Sipas studiuesve, në përgjithësi, vetmia dhe izolimi social lidhen me humbjen e rreth gjashtë viteve jetë pa sëmundje.

“Mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetëgjatësinë pa sëmundje”, tha autori kryesor i studimit, Lu Qi, profesor në Universitetin Tulane.

Studiuesit bëjnë dallim mes dy koncepteve.

Izolimi social lidhet me kontaktet e kufizuara dhe pjesëmarrjen e ulët në marrëdhënie apo aktivitete me njerëz të tjerë.

Vetmia, në anën tjetër, është një përjetim subjektiv. Një person mund të jetë i rrethuar nga njerëz dhe sërish të ndihet i shkëputur ose i vetmuar.

Megjithëse nuk janë e njëjta gjë, studimi i lidh të dyja me një numër më të vogël vitesh të jetuara pa sëmundje.

Ndikimi është i fortë në lidhje me shëndetin mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin, sesa me sëmundje fizike.

Në analizë u morën parasysh edhe sëmundje si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe kanceri.

Studimi tregon gjithashtu dallime të rëndësishme mes gjinive.

Te gratë, vetmia dhe izolimi social u shoqëruan me rreth 2.4 vjet më pak jetë pa probleme të rëndësishme fizike dhe 3.7 vjet më pak jetë pa çrregullime të shëndetit mendor.

Te burrat, humbja e viteve pa sëmundje fizike ishte rreth 1.7 vjet, ndërsa humbja e viteve pa çrregullime mendore arrinte në 5.8 vjet.

Sipas studiuesve, këto dallime mund të lidhen me mënyrën se si gratë dhe burrat krijojnë marrëdhënie dhe marrin mbështetje.

Gratë mund të mbështeten më shumë te lidhjet emocionale, duke bërë që vetmia të ketë një lidhje më të fortë me shëndetin e tyre mendor. Burrat, ndërkohë, mund të mbështeten më shumë te prania fizike dhe ndërveprimet e shpeshta sociale, çka mund ta bëjë izolimin social më të rëndësishëm për mirëqenien e tyre psikologjike.

Studimi solli edhe një element pozitiv.

Mbajtja e një stili të shëndetshëm jetese duket se mund të zbusë një pjesë të ndikimit negativ të izolimit social. Megjithatë, sipas gjetjeve, një mënyrë jetese e shëndetshme nuk duket se e kompenson plotësisht ndikimin e vetmisë.