Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Estilo de Vida

¿Cuántos huevos podemos comer a la semana? Los expertos nos dicen cuándo se convierten en "demasiados".

huevo

huevo

Vezët janë ndër ushqimet më ushqyese: përmbajnë proteina cilësore, vitamina dhe minerale. Por lidhja e tyre me yndyrën e dëmshme në gjak apo kolesterolin ka bërë që shumë njerëz të pyesin se sa vezë mund të konsumojnë pa rrezikuar shëndetin e zemrës, thuhet në webfaqen e kuzhinieres së famshme Martha Stewart.

Sipas dietologëve, për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, një vezë në ditë ose rreth 7 vezë në javë është një sasi e sigurt. Në disa raste, sidomos te të moshuarit me nivele normale të kolesterolit, mund të lejohen edhe deri në 14 vezë në javë.

A e rrisin vezët kolesterolin?

Jo domosdoshmërisht. Dietologia Lauren Manaker shpjegon se kolesteroli që marrim nga ushqimi nuk ndikon në nivelet e kolesterolit në gjak aq sa mendohej më parë.

“Kolesteroli në ushqim nuk ndikon në kolesterolin e trupit në mënyrën që mendonim dikur”, ka thënë Manaker.

Më shumë rëndësi ka sasia e yndyrave të ngopura në dietën e përgjithshme. 

Studimet sugjerojnë se konsumimi i moderuar, rreth një vezë në ditë, nuk lidhet me rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës te njerëzit e shëndetshëm.

Çka ndodh nëse hamë shumë vezë?

Vezët janë të shëndetshme, por konsumimi i tepërt mund të bëjë që dieta të mos jetë mjaftueshëm e larmishme.

“Konsumimi i tepërt i vezëve mund të krijojë një çekuilibër në marrjen e lëndëve ushqyese, duke zënë vendin e ushqimeve të tjera të rëndësishme, si frutat, perimet dhe drithërat integrale”, ka thënë dietologia.

Kujdes edhe me mënyrën si i përgatisni

Një vezë e zier nuk është e njëjtë nga pikëpamja ushqyese me një mëngjes me vezë të skuqura në gjalpë, me proshutë, sallam dhe djathë me shumë yndyrë.

Këto ushqime mund të rrisin ndjeshëm marrjen e yndyrave të ngopura dhe kripës, duke e bërë vaktin më pak të favorshëm për shëndetin e zemrës.

Kush duhet të konsumojë më pak vezë?

Personat me kolesterol të lartë LDL, sëmundje të zemrës, diabet ose probleme gjenetike që shkaktojnë kolesterol shumë të lartë duhet të jenë më të kujdesshëm.

Në këto raste, sasia e përshtatshme e vezëve duhet përcaktuar në varësi të gjendjes shëndetësore dhe dietës së përgjithshme, idealisht me këshillën e mjekut ose dietologut.

Po të moshuarit?

Për të rriturit në moshë më të madhe që kanë nivele normale të kolesterolit dhe ndjekin një dietë të shëndetshme për zemrën, deri në dy vezë në ditë, ose rreth 14 në javë, mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar.

Vezët janë të dobishme në këtë moshë sepse ofrojnë proteina cilësore, të rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, si dhe vitaminë B12, e cila ndihmon funksionimin e nervave dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Sa vezë në javë janë “shumë”?

Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, rreth 7 vezë në javë konsiderohen një sasi e arsyeshme. Megjithatë, deri në 14 vezë në javë mund të përshtaten për disa të moshuar me kolesterol normal dhe dietë të shëndetshme.

Më e rëndësishme se numërimi i vezëve është cilësia e ushqimit që hani gjatë gjithë dietës.