Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Estilo de Vida

Las bebidas muy calientes pueden dañar el esófago y aumentar el riesgo de cáncer.

bebidas calientes

bebidas calientes

Pirja e rregullt e çajit, kafesë apo pijeve të tjera në temperatura shumë të larta mund të dëmtojë ezofagun dhe të rrisë rrezikun e kancerit të ezofagut, sugjeron një studim i Universitetit të Oksfordit, ka shkruar BBC.

Studimi, i publikuar në International Journal of Cancer, përfshiu rreth 1 milion persona. Sipas gjetjeve, njerëzit që pinin pije “shumë të nxehta”, në temperaturë 65°C ose më shumë, kishin rreth tre herë më shumë rrezik për këtë lloj kanceri krahasuar me ata që i konsumonin pijet të ngrohta.

Studiuesit shpjegojnë se lëngjet shumë të nxehta mund të dëmtojnë vazhdimisht shtresën e qelizave të ezofagut gjatë kalimit drejt stomakut. Konsumimi i gjashtë ose më shumë pijeve të nxehta në ditë u shoqërua gjithashtu me rrezik më të lartë.

Sa duhet të presim para se ta pimë?

Një pije e sapopërgatitur pas zierjes mund të ketë temperaturë shumë të lartë. Edhe pse qumështi mund ta ulë pak temperaturën, çaji ose kafeja mund të mbeten ende shumë të nxehta.

Ekspertët këshillojnë të prisni disa minuta para se ta pini dhe të mos e konsumoni pijen kur është ende përvëluese.

“Nëse jeni të shqetësuar, thjesht prisni derisa pija të jetë në një temperaturë të rehatshme për t’u pirë, në vend që ta konsumoni kur është ende shumë e nxehtë”, thuhet ne rekomandimin e Cancer Research UK.

Studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar temperaturën e saktë në të cilën rreziku fillon të rritet.

Rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët

Pavarësisht lidhjes së gjetur, ekspertët theksojnë se kanceri i ezofagut është relativisht i rrallë. Pirja e pijeve shumë të nxehta mund të jetë një faktor rreziku, por faktorë të tjerë, sidomos duhani dhe konsumimi i alkoolit, kanë ndikim më të madh.

Simptomat e mundshme të kancerit të ezofagut përfshijnë urth, probleme me tretjen, dhimbje në fyt ose kraharor dhe humbje peshe.