---
description: Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për...
title: Përfitimet e Omega 3, përdorimi në mënyrë të shëndetshme
image: https://resources.koha.net/images/2020/July/07/07omega1594117141.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Përfitimet e Omega 3, përdorimi në mënyrë të shëndetshme

![](https://resources.koha.net/images/2020/July/07/07omega1594117141.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 korrik 2020 14:17
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 7 korrik 2020 14:17
- Shpërndaje në:

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm. Kërkimet shkencore, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Mënyrat për të përfituar më shumë Omega-3 nga ushqimet

Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

**Hani peshk dy herë në javë**

Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.

[Edhe ![Suplementet me omega-3 nuk sjellin përfitime kundër Alzheimerit](https://resources.koha.net/images/2025/July/14/95ac23f8-31bf-4072-94a9-696b87c9fd05.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 30 qer 2026 Suplementet me omega-3 nuk sjellin përfitime kundër Alzheimerit](https://www.koha.net/lifestyle/suplemente-me-omega-3-nuk-sjellin-perfitime-kunder-alzheimerit)

**Zgjidhni peshkun e duhur**

Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

**Gatimi i duhur i peshkut**

Pjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun. Këshilla është se, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit. Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.

**Vlerat e omega 3 për organizmin**

Yndyrat në gjak

Acidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.

**Reumatizma**

[Edhe ![Studim i ri: Omega-3 nuk e përmirëson kujtesën apo funksionin e trurit](https://resources.koha.net/images/2025/July/14/95ac23f8-31bf-4072-94a9-696b87c9fd05.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 24 qer 2026 Studim i ri: Omega-3 nuk e përmirëson kujtesën apo funksionin e trurit](https://www.koha.net/lifestyle/studim-i-ri-omega-3-nuk-e-permireson-kujtesen-apo-funksionin-e-trurit)

Omega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

**Depresioni**

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit. Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.

**Zhvillimi i fëmijës**

Omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.

**Azma**

Një dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.

[Edhe ![Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut](https://resources.koha.net/images/2024/April/14/c795bb3a-d43b-42d5-82e0-4319374cbaf2.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 17 nën 2025 Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut](https://www.koha.net/lifestyle/kur-eshte-koha-e-duhur-per-te-perdorur-vajin-e-peshkut-1)

**Alzheimer dhe skleroza**

Disa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen./AgroWeb

Artikuj të ngjashëm

- [![Omega-3 dhe ushtrimet me peshëngritje, kombinim që përmirëson shëndetin dhe forcën fizike](https://resources.koha.net/images/2025/July/14/95ac23f8-31bf-4072-94a9-696b87c9fd05.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 14 kor 2025 Omega-3 dhe ushtrimet me peshëngritje, kombinim që përmirëson shëndetin dhe forcën fizike](https://www.koha.net/lifestyle/omega-3-dhe-ushtrimet-me-peshengritje-kombinimi-qe-permireson-shendetin-dhe-forcen-fizike)
- [![Mënyrat për t'i pastruar enët e gjakut](https://resources.koha.net/images/2024/May/28/f0c64c09-982b-45a3-9168-cb90aa34651a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 1 dhj 2024 Mënyrat për t'i pastruar enët e gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/menyrat-per-ti-pastruar-enet-e-gjakut)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Mavraj: Çlirimtarët tanë në Hagë po mbahen si pengje](https://www.koha.net/arberi/mavraj-clirimtaret-tane-ne-hage-po-mbahen-si-pengje)

[Arbëri.]() [Djali i Xhavit Hazirit i drejtohet rinisë: Hallall iu qoftë gjaku i babait tim](https://www.koha.net/arberi/djali-i-xhavit-hazirit-i-drejtohet-rinise-hallall-iu-qofte-gjaku-i-babait-tim)

[Futboll.]() [Edhe PSG-ja akuzohet për çështje financiare, përfshihet Infantino](https://www.koha.net/futboll/edhe-psg-ja-akuzohet-per-ceshtje-financiare-perfshihet-infantino)

[Futboll.]() [A është mbyllur epoka e Ronaldos te Portugalia?](https://www.koha.net/futboll/a-eshte-mbyllur-epoka-e-ronaldos-te-portugalia)

[Arbëri.]() [Studentët zotohen se s’do të heshtin: Jo në emrin tonë](https://www.koha.net/arberi/studentet-zotohen-se-sdo-te-heshtin-jo-ne-emrin-tone)

[Futboll.]() [E pakuptueshme, Queiroz sërish largohet nga Gana](https://www.koha.net/futboll/e-pakuptueshme-queiroz-serish-largohet-nga-gana)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Përfitimet e Omega 3, përdorimi në mënyrë të shëndetshme","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/perfitimet-e-omega-3-perdorimi-ne-menyre-te-shendetshme","datePublished":"2020-07-07T14:17:51+02:00","dateModified":"2026-07-10T19:25:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":428,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/perfitimet-e-omega-3-perdorimi-ne-menyre-te-shendetshme","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/July/07/07omega1594117141.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
