---
description: Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit për shpirtin dhe organizmin....
title: Pasojat e zemërimit dhe emocioneve negative te zemra
image: https://resources.koha.net/images/2020/July/27/27zemra1595833774.jpeg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Pasojat e zemërimit dhe emocioneve negative te zemra

![](https://resources.koha.net/images/2020/July/27/27zemra1595833774.jpeg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 tetor 2023 13:11
- Shpërndaje në:

- 8 tetor 2023 13:11
- Shpërndaje në:

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit për shpirtin dhe organizmin. Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.

Por, trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.

Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.

*Çfarë pasojash ka zemërimi te zemra?*

Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.

[Edhe ![Si ndikohet zemra nga zemërimi dhe emocionet negative](https://resources.koha.net/images/2023/January/15/rrahjet1okkk-750x5001673803906.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 jan 2023 Si ndikohet zemra nga zemërimi dhe emocionet negative](https://www.koha.net/lifestyle/si-ndikohet-zemra-nga-zemerimi-dhe-emocionet-negative)

Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas zemërimit.

Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.

Rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.

Vetëpërmbajta dhe mosshprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë te zemra, thonë mjekët.

Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbet kontrolli.

[Edhe ![Studimi: Zemërimi mund t’i dëmtojë enët e gjakut](https://resources.koha.net/images/2024/May/02/9888ae6c-a793-48b5-9f6f-0824da28cd77.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 2 maj 2024 Studimi: Zemërimi mund t’i dëmtojë enët e gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/studimi-zemerimi-mund-ti-demtoje-enet-e-gjakut)

Zemërimi konstruktiv, i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.

*Emocionet e tjera negative dhe shëndeti i zemrës*

Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë te shëndeti i zemrës. Stresi, ankthi, frika dhe depresioni, të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.

Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup.

[Edhe ![Tri zakone të mënyrës së të menduarit që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut](https://resources.koha.net/images/2026/October/26/ce7eedd9-fa68-4ca2-821b-5d9700809346.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 tet 2026 Tri zakone të mënyrës së të menduarit që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/tri-zakone-te-menyres-se-te-menduarit-qe-mund-te-ndihmojne-ne-uljen-e-tensionit-te-gjakut)

*Humori i mirë, qetësimi dhe meditimi ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës*

Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht te ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit. Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. /agroweb

Artikuj të ngjashëm

- [![Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i gjakut](https://resources.koha.net/images/2023/December/31/tension-i-larte-1024x5761704043886.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 kor 2026 Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/cfare-i-ndodh-trupit-kur-rritet-tensioni-i-gjakut)
- [![Si lidhet ankthi me tensionin e lartë të gjakut](https://resources.koha.net/images/2025/June/25/5f2b038f-89bc-4575-bda7-1a2ff79c2f42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 mar 2026 Si lidhet ankthi me tensionin e lartë të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/si-lidhet-ankthi-me-tensionin-e-larte-te-gjakut)

[Kronikë.]() [Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë](https://www.koha.net/kronike/nje-muaj-arrest-shtepiak-per-drejtorin-e-spitalit-te-pergjithshem-ne-mitrovice)

[Botë.]() [Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – krejt çka duhet të dihet](https://www.koha.net/bote/neser-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba-krejt-cka-duhet-te-dihet)

[Botë.]() [Rikthehen protestat e nxënësve, bllokohen disa shkolla të mesme në Paris](https://www.koha.net/bote/rikthehen-protestat-e-nxenesve-bllokohen-disa-shkolla-te-mesme-ne-paris)

[Kulturë.]() [Ukraina me aktakuzë për sulmin mbi muzeun “Hryhorii Skovoroda”](https://www.koha.net/kulture/ukraina-me-aktakuze-per-sulmin-mbi-muzeun-hryhorii-skovoroda)

[Arbëri.]() [Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-kerkon-hetime-ndaj-zyrtareve-te-perfshire-ne-rastin-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë: Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/tahiri-kerkon-debat-parlamentar-per-energjine-kosova-po-blen-rryme-me-cmimin-me-te-larte-ne-ballkanin-perendimor)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pasojat e zemërimit dhe emocioneve negative te zemra","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/pasojat-e-zemerimit-dhe-emocioneve-negative-te-zemra","datePublished":"2023-10-08T13:11:59+02:00","dateModified":"2026-07-10T18:20:04+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":419,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit për shpirtin dhe organizmin....","url":"https://www.koha.net/lifestyle/pasojat-e-zemerimit-dhe-emocioneve-negative-te-zemra","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/July/27/27zemra1595833774.jpeg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
