Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Estilo de Vida

Se probará un fármaco para ver si puede prevenir el Alzheimer.

Alzheimer

Një ilaç i destinuar për të luftuar Alzheimerin do t’u ofrohet edhe njerëzve pa simptoma, por që konsiderohen në rrezik të madh për ta zhvilluar këtë sëmundje, në një eksperiment që do të zhvillohet në Evropë, përfshirë nga Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit.

Eksperimenti parasheh që bari “Trontinemab” do t’u jepet atyre që kanë rrezik të lartë për të marrë sëmundjen. Qëllimi është të shihet nëse sëmundja mund të shtyhet apo të parandalohet tërësisht.

Britania është e para që do t’i futet testit, me 1600 të rritur të përfshirë, në grupmoshën 55-80 vjeçare.

Fillimisht këta njerëz do të testohen për t’u siguruar që s’kanë shenja të humbjes së kujtesës. Ata do t’i nënshtrohen edhe një analize gjaku për të parë nëse kanë gjasa për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

Ilaçi “Trontinemab”, që prodhohet nga kompania farmaceutike zvicerane “Roche”, do të injektohet në venë.

Shoqata kundër Alzheimerit ka bërë të ditur se i ka cak pllakat amiloide, që janë grumbullime të një proteine, që mund të ngadalësojë funksionimin e qelizave të trurit.

Testimet e mëhershme kanë treguar se ky bar mund të pastrojë amiloidin tek pacientët.

“Për dekada të tëra, hulumtimet janë përqendruar në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit pasi shfaqen simptomat. ‘PrevenTron’ (titulli i eksperimentit) adreson një pyetje tjetër – nëse mund të veprojmë më herët, para se simptomat të shfaqen”, ka thënë profesori Ramin Nilforooshan nga Universiteti i Surreyt, e që udhëheq eksperimentin.

Alzheimeri është gjendje progresive që dëmton kujtesën, të menduarit dhe funksionimin e përditshëm.