Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Vullnet Gashi fue condenado a 16 meses de prisión por un accidente mortal ocurrido en 2023.

El juicio de Vullnet Gashi

Tre vjet pasi me veturë goditi për vdekje këmbësorin Fehrat Bejtullahu në Prishtinë, Vullnet Gashi është dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar edhe ndalimin e mbajtjes së patentë shoferit për katër vjet, ndërsa familjarët e viktimës kanë thënë se drejtësia është vënë në vend

El Tribunal de Primera Instancia de Pristina ha dictado sentencia condenatoria contra Vullnet Gashi, condenándolo a 1 año y 4 meses de prisión por el fatal accidente ocurrido en 2023 en la calle "Bill Clinton" de Pristina.

Këmbësori Ferhat Bejtullahu, si pasojë e aksidentit të shkaktuar nga Vullnet Gashi, pati mbetur i vdekur.

I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit të mërkurën.

“Gjykata, sot, më datë 09.09.2026, shpall këtë aktgjykim, i akuzuari Vullnet Gashi është fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe të njëjtit i shqiptohet dënimi me 1 vit e 4 muaj”, ka thënë gjyqtari i rastit, Driton Berisha.

Përveç dënimit me burgim, ndaj Gashit është shqiptuar edhe dënim plotësues.

“Të akuzuarit i shqiptohet dënimi plotësues, i merret leja tashmë e lëshuar nga Republika e Kosovës dhe i ndalohet marrja e lejes së re gjatë periudhës kohore prej 4 vjetësh”, ka thënë Berisha.

Në seancën përfundimtare, prokurori Ardian Mehmeti pati deklaruar se i akuzuari, para aksidentit fatal, ishte dënuar 117 herë për kundërvajtje në trafik.

Pas shpalljes së aktgjykimit, vajza e të ndjerit Ferhat Bejtullahu, Sihana Bejtullahu,

e ka quajtur procesin gjyqësor një rrugë e gjatë për familjen dhe se sipas saj, drejtësia më në fund është vënë në vend.

“Që personi ka qenë fajtor e kemi ditë prej ditës së parë dhe kjo na është dëshmuar. Ka qenë një rrugë shumë e gjatë, e mundimshme, po si duket rruga e drejtësisë është kështu, e vështirë dhe e gjatë”, ka thënë Sihana Bejtullahu.

Në seancën fillestare më 18 tetor 2024, i akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihej në barrë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, janë shqiptuar mbi gjysmë milioni tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në të njëjtën periudhë, 77 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e 76 aksidenteve me fatalitet.