Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Los estudiantes reciben el apoyo de los profesores en las protestas por la destitución de Rama.

Protesta

Foto: Prensa asociada

Për herë të parë që nga nisja e protestave në Shqipëri, studentëve u janë bashkuar edhe pedagogë e akademikë, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Ramës. Ofertës për dialog, protestuesit i janë përgjigjur me shkatërrimin e karrigeve që vetë Rama i ka vendosur gjatë ditës së martë para Kryeministrisë

Në ditën e tetë të protestave në Shqipëri, studentëve u janë bashkuar edhe profesorë universitetesh që kanë bërë thirrje të dëgjohen kërkesat e të rinjve e të ndalet dhuna policore ndaj tyre.

Grumbullimi ka nisur para Universitetit Politeknik të Tiranës, prej nga kanë marshuar drejt Kryeministrisë e më pas kanë vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit.

“Profesorët janë me studentët. Kjo është një qeveri që nuk dëgjon, nuk dëgjon as lëvizjen që nga 31 maji e deri para një jave. Është logjike që kjo lëvizje do të përshkallëzohej. Tani, një grup profesorësh kanë firmosur një listë me kërkesa, ku në thelb është dorëheqja e kryeministrit”, ka thënë udhëheqësi i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Në protestë është paraqitur drejtoresha e Agjencisë për Media e Informim, Manjola Hasa, e cila në formë lutëse u ka kërkuar pedagogëve të pranojnë të ulen me kryeministrin Edi Rama, por kjo është cilësuar si provokim nga pedagogët.

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, i është përgjigjur pedagogu Kovaçi.

Më mëngjes, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje protestuesve për bisedime pa kushte, përmes një veprimi simbolik, duke vendosur para Kryeministrisë karrige me mbishkrimin “Dialog”.

“Tani kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, te Kryeministria. Unë jam në dispozicion me qeverinë. Të vetmit ata që s’janë të mirëpritur janë ata që duan dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama. Shpejt pas kësaj “shfaqjeje”, studentët shkatërruan karriget e vendosura nga Rama.  Protesta ka qenë paqësore në orët e paradites, ndërsa pasdite është përshkallëzuar. Studentët kanë gjuajtur me gjësende të forta në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërkaq Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Kryeministri Rama ka thënë se rreth 200 efektivë policie dhe 80 protestues janë lënduar gjatë protestave të studentëve. Ai e ka cilësuar situatën si sulm të organizuar nga “duar të stërvitura”, duke pretenduar se pas saj qëndrojnë edhe aktorë të huaj.

E, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar ta mbështesë protestën, ndonëse të rinjtë janë shprehur edhe kundër tij.

“Protesta e sotme me mijëra e mijëra asistentë, pedagogë dhe profesorë të universiteteve, në mbështetje të studentëve të tyre, përmbysi platformën e terrorit të kuq të Edi Ramës. Kjo që po shohim është fundi i merituar i Edvin Kristaq Xhelatit”, ka thënë Berisha.

Sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë shtatë ditëve të protestave të dhunshme, janë arrestuar 271 shtetas.

Protestat në Shqipëri kanë vazhduar për më shumë se tre muaj, por vetëm javën e kaluar kanë nisur të shoqërohen me dhunë.