Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Estudiantes de todo Kosovo claman por justicia y unidad.

ESTUDIANTES

Foto de : Driton Pacharada

“Në emër të studentëve të Kosovës, shpalleni të pafajshëm”, kjo ishte njëra nga thirrjet e studentëve të mbledhur të hënën në Prishtinë e që protestuan kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Studentë nga universitetet publike e private të Kosovës, marshuan të hënën nga Qendra e Studentëve deri te sheshi “Skënderbeu”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet.

Donart Humolli, nga Parlamenti Studentor, tha se ai dhe kolegët e tij e çmojnë sakrificën e çlirimtarëve dhe se pa ta liria nuk do të ishte e mundur.

“Nuk ka gjykatë e as vendim që do ta ndryshojë se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, ka thënë Humolli. 

Thirrje të ngjashme bënë edhe përfaqësuesit e studentëve nga universitetet publike në Prizren dhe Pejë.

“Prandaj, kur preket e kaluara jonë, kur diskutohet sakrifica e atyre që luftuan dhe kur familjet e tyre vazhdojnë të mbajnë mbi supe peshën e asaj kohe, ne nuk mund të sillemi se nuk na përket”, ka deklaruar Riad Bislimaj nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit. 

Ndërsa, kolegu i tij, Leart Husaj, përfaqësues i Parlamentit Studentor të Universitetit të Pejës, ka bërë thirrje për unitet, dinjitet edhe përgjegjësi kombëtare.

“UÇK-ja është pjesë e jona kombëtare... UÇK-ja është pjesë e historisë, kujtesës dhe identitetit tonë kombëtar”, ka thënë ai. 

E Flon Kastrati, nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, zgjodhi të tregojë rrëfimin e gjyshit të tij për protestat e studentëve të mbajtura shumë kohë më parë kur kërkohej pavarësia. 

Sipas tij, nga ky rrëfim ka mësuar se vetëm të bashkuar mund të fitohet çdo betejë.

“Përballë padrejtësive duhet të gjejmë forcën të jemi bashkë. Kjo pamje është mesazh se brezi ynë nuk e ka harruar historinë, nuk e ka harruar sakrificën”. 

Pjesë e protestës ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që bëri thirrje për veprime urgjente nga institucionet. 

“Edhe kjo është urgjente. Kam apel për të gjitha institucionet: duhet të bëhen bashkë, edhe ushtruesja e detyrës, edhe kryeministri, ta bëjmë fondin... Nëse flasim për bashkim kombëtar, tash është momenti. Ky është bashkimi kombëtar”, ka deklaruar Rama. 

Më 16 shtator, Specialja dënoi katër ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe nga ajo ditë, në Prishtinë është protestuar vazhdimisht.