Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

La audiencia inicial del acusado de crímenes de guerra, Milojko Djordjevic, ha sido aplazada.

Milojko Djordjevic

Seanca ndaj Milojko Gjorgjeviq, i akuzuar për krime lufte në komunën e Zveçanit, u shty për shkak se avokati i të pandehurit tha se nuk u pajis me shkresa të lëndës. Gjorgjeviq akuzohet se ka kryer krime, si vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile

Mungesa e komunikimit të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarit për krime lufte, Milojko Gjorgjeviq, ka bërë që të dështojë shqyrtimi fillestar për këtë rast në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjorgjeviq akuzohet se, në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor të Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokurori special, Ilir Morina, tha se kanë rezultuar të pasuksesshme përpjekjet e vazhdueshme që të kontaktohet avokati për t’ia dorëzuar shkresat e lëndës.

“Nga Zyra e Prokurores Florije Shamolli jam njoftuar për shkak se ajo është prokurore e lëndës se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që të kontaktojnë me avokatin dhe t’ia dorëzojnë shkresat e lëndës. Si komunikimi përmes emalit dhe telefonit ka qenë i pasuksesshëm”, ka njoftuar Morina.  

Por, avokati Predrag Milkoviq që e mbron të akuzuarin Gjorgjeviq, tha se shkresat do të mund t’i përcilleshin edhe përmes postës.

“Adresa e zyrës sime është në faqen e Odës së Avokatëve të Kosovës... dhe dorëzimi i shkresave mund të kryhet në mënyrë të rregullt, duke u dorëzuar me postë. Ekziston dorëzimi me email, sepse të gjitha shkresat janë me shkrim. Ashtu si i pranoj vendimet e lëndës, mund t’i pranoj edhe shkresat e lëndës”, ka thënë Milkoviq.

E prokurori Morina tha se nuk ka qenë praktikë që avokatëve t’iu dërgohen me postë shkresat dhe aktakuza, duke marrë parasysh se rasti është i ndjeshëm.

Gjyqtari i rastit, Kushtrim Shyti, mori aktvendim që seanca të shtyhet dhe ajo u caktua për një datë tjetër.

“Gjykata, marrë parasysh se mbrojtja nuk është pajisur me shkresat e lëndës, pavarësisht përpjekjes përmes adresës elektronike të bërë nga Prokuroria Speciale, por edhe nga Gjykata, e njëjta nuk i ka pranuar këto shkresa, andaj duke pasur parasysh këto rrethana, marr aktvendim: aprovohet kërkesa e avokatit Predrag Milkoviq për shtyrje të seancës”, ka deklaruar Shyti.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, gjatë luftës kanë ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit Zhazhë të Zveçanit.

Gjatë operacionit u vranë tre banorë civilë, ndërsa shtatë persona të tjerë u rrëmbyen. Trupat e gjashtë prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur.