Nëpërmjet realizimit të projektit në vlerë 37 milionë euro, Qeveria në detyrë synon të bëjë zgjidhje banimi për 773 familje në 21 komuna. Nga projekti pritet të përfitojnë familjet e cenueshme, përmes ndërtimit apo rinovimit të banesave e shtëpive.
Qeveria në detyrë ka lansuar projektin për banim social, me të cilin parashihet të përfitojnë 773 familje në 21 komuna të Kosovës.
Në një konferencë për media, zyrtarë të qeverisë kanë thënë se me investimin prej 37 milionë eurosh parashihet të ndërtohen njësi të reja banesore, të rinovohen banesa e edhe të rinovohen apo rindërtohen shtëpi private për familjet e cenueshme.
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ka numëruar kategoritë shoqërore që mund të përfitojnë nga kjo politikë e banimit social.
“Në mesin e tyre janë edhe familjet dhe individët me gjendje të pafavorshme ekonomike, pra gjendje të varfër ekonomike, përfituesit e asistencës sociale, familjet e mëdha, familjet me një prind, të papunët, personat e pastrehë, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit, të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, personat e zhvendosur dhe të riatdhesuar, komunitetet e ndryshme, si dhe fëmijët pa kujdesje prindërore pas daljes nga institucioni i strehimit”, ka deklaruar Hoti.
E, ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se projekti ka arritur në fazën finale dhe se nga e hëna do të nisë nënshkrimi i marrëveshjeve me 21 komunat përfituese.
“Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim infrastrukturor, por një platformë e vërtetë për drejtësi sociale ku askush nuk mbetet pas. Ai ka një vlerë prej 37 milionë eurosh, ku 25 milionë euro financohen direkt prej Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, ndërsa 12 milionë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, është shprehur Pacolli.
Sipas Pacollit, shpërndarja e buxhetit është bërë në bazë të gjendjes sociale dhe shkallës së varfërisë nëpër komuna. Sipas saj, projekti ka rëndësi edhe për zhvillimin e balancuar territorial dhe planifikimin hapësinor.
además
El salario mínimo aumenta hasta los 500 euros
“Ndër komunat që kanë fituar më së shumti janë Komuna e Skenderajt, e cila përfiton fondin me vlerë prej 3.4 milionë euro, pas saj rreshtohet Komuna e Drenasit dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me 2 milionë e 250 mijë euro, dhe më pas Komuna e Vushtrrisë me 2 milionë e 235 mijë euro, ndërsa komunat e tjera përfituese kanë marrë secila fonde në vlerën 2 milionë euro”, ka thënë ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Për projektin ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka theksuar se çështja e banimit është trajtuar si pjesë e politikave sociale të Qeverisë, me fokus te familjet më në nevojë.
Egzona Mema
-
Alemania y Francia piden a Kurti que avance en el diálogo con Serbia.
-
Fiscal: Tenemos pruebas que demuestran que Serbia preparó el ataque terrorista en Ibër-Lepenc.
-
Se están implementando los complementos para pensionistas y niños, y se están abriendo las solicitudes para estudiantes.
-
El gobierno en funciones pretende sanear Kosovo con 1 millón de euros.