Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Qelaj se muestra escéptico sobre el efecto de los cambios en la Ley sobre Asuntos Especiales

Adelante

Një raport me një listë gjetjesh për Gjykatën Speciale e ka publikuar Avokati i Popullit. Ky institucion, që ka konstatuar devijim të gjykatës nga mandati fillestar, i ka rekomanduar institucioneve të mbështesin një mekanizëm të pavarur për të monitoruar proceset në Gjykatë, si dhe të adresojnë në Këshill të Evropës të gjitha shqetësimet e ngritura deri tash. Ndërkaq, Speciales i është kërkuar që të publikojnë raportet e donatorëve dhe komunikimet me vendet e treta

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është shprehur skeptik të mërkurën se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara do të përbëjnë ndihmë për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së që u dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim. Ai ka vlerësuar se beteja për drejtësi duhet të zhvillohet në gjykatë dhe jo përmes ndryshimeve ligjore.

Në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, Qelaj ka thënë se e respekton vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvend, por ka theksuar se mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime në punën e Dhomave të Specializuara.

“Askush nuk mund t’ia ndalojë Kuvendit të hartojë ligje. Është e drejtë dhe është zgjedhje e tyre. Por, sa do të ndryshojë ky ligj, unë jam skeptik qysh në fillim, sepse betejat për drejtësi fitohen në gjykatë dhe jo me ndryshime ligjore”, ka thënë Qelaj.

Ai ka shtuar se, pas dekretimit të ligjit nga presidentja, ai do të hyjë në fuqi dhe nuk sheh arsye që zbatimi i tij të kontestohet, megjithëse efekti juridik në raport me Dhomat e Specializuara mbetet për t’u parë.

Paraprakisht, gjatë publikimit të një raporti të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me Specialen, Qelaj ka konstatuar se kjo gjykatë ka devijuar nga mandati për të cilin ajo është formuar.

Ai ka shtruar nevojën për analizë nga themeluesit dhe financuesit e gjykatës me seli në Hagë.

“Gjykata ka devijuar nga qëllimi fillestar që rrjedh nga Raporti i Këshillit të Evropës, pastaj duke vënë edhe dilema shumë të mëdha në juridiksionin që zbaton Gjykata dhe nëse po i përmbahet atij juridiksioni”, ka thënë Qelaj.

Ai ka thënë se prej që është themeluar Specialja, është cenuar edhe standardi i integritetit institucional, meqë ajo ka si të veçanta jo vetëm shkallët gjyqësore, por edhe avokatin e popullit.

Për këtë, kritika ka shprehur edhe drejtori i Departamentit për çështje ligjore dhe hulumtim në Institucionin e Avokatit të Popullit, Burim Tahiri.

“Në një sistem ku avokati i popullit monitoron respektimin e të drejtave të njeriut nga vetë institucioni, në kuadër të të cilit ai është vendosur administrativisht, përben shqetësim për ushtrimin e detyrës së tij në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se përveç nga Kryqi i Kuq, Specialja nuk monitorohet nga asnjë organizatë ndërkombëtare dhe as nuk i jep llogari ndonjë institucioni në Kosovë. Sipas tij, kjo gjykatë ka bërë shkelje të shumta, përfshirë edhe ato në procesin e përgjimit të të akuzuarve.

E në raportin e publikuar nga avokati i popullit, janë ngre shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së Speciales.

Sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Kosovës.

"El Tribunal Especial no ha estado sujeto a la supervisión y al control democrático por parte de las instituciones de la República de Kosovo, lo que ha generado una falta de transparencia y rendición de cuentas ante los ciudadanos y las instituciones de Kosovo", afirma el informe.

El Defensor del Pueblo considera que la falta de un componente local y de supervisión por parte de las instituciones de Kosovo ha suscitado inquietudes respecto al respeto de los estándares para un proceso justo e imparcial. El informe también expresa preocupación por la duración de la detención, la admisibilidad de las pruebas, el control de las comunicaciones y la independencia de los mecanismos de supervisión.

Në tryezën ku është publikuar raporti, kanë marrë pjesë edhe ligjvënës.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se raporti nxjerr në pah probleme serioze lidhur me shkeljen e të drejtave të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Ne sot jemi dëshmitarë të një raporti që sjell në pah disa probleme serioze me shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj katër çlirimtarëve tanë. Koha kur ne flasim emocionalisht ka përfunduar, është koha kur Kosova prezanton vendimet e veta në evidencë”, ka thënë Tahiri.

Ai kërkoi që institucionet ta trajtojnë me seriozitet raportin, ndërsa si dy momente të rëndësishme i veçoi raportin e Avokatit të Popullit dhe vendimin e Kuvendit për Ligjin që ia kufizon juridiksionin Speciales.

“Në qoftë se ne për 25 vjet në krejt institucionet e Kosovës kemi thënë që parimi i parë dhe themelor i demokracisë është llogaridhënia, ku ekziston llogaridhënia e tani këtij institucioni, ndaj themeluesit që është Kuvendi dhe ndaj Ombudspersonit”, ka thënë Tahiri. “Kosova, 11 vjet pas, ka të drejtë ta rishikojë në aspektin e standardeve një ligj i cili nuk është libër i shenjtë, por një ligj që e ka bërë Qeveria”.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se në proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale ka pasur shkelje serioze.

“Shqetësimet janë shumë serioze dhe fakti që ndër shqetësimet përmenden se nuk janë respektuar garancitë, të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës e po ashtu Dhomat e Specializuar nuk janë monitoruar prej asnjë institucioni dhe prej asnjë organizate ndërkombëtare, flasin detajisht që ajo se çfarë është votuar në Kuvend ka dalë thellësisht nga mekanizimi i monitorimit që duhet ta kishte Kuvendi”, ka thënë deputetja Deliu-Korda.

Në raportin e Avokatit të Popullit që u prezantua në tryezë, i është dhënë rekomandim Kuvendit që në bashkëpunim me Qeverinë të mundësojnë mbështetjen e një mekanizmi të pavarur për të monitoruar proceset në Gjykatën Speciale, si dhe të adresojnë në Këshill të Evropës të gjitha shqetësimet e ngritura deri tash.

Ndërkaq, Speciales i është kërkuar që të publikojnë raportet e donatorëve dhe komunikimet me vendet e treta.