Përfaqësuesit e PDK-së dhe Aleancës kanë thënë se pavarësisht arritjes së marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së për presidentin, ata nuk kanë ndryshuar qëndrimin kundër që e kanë shprehur më parë. Ata kanë kërkuar që sa më parë të thirret vazhdimi i seancës konstituive
Blendina Veliqi
Përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar edhe të martën protestën para objektit të Qeverisë, me anë të së cilës kanë kërkuar funksionalizimin e institucioneve.
Deputetët opozitarë kanë thënë po ashtu se ka mungesë transparence në marrëveshjen për presidentin e arritur të hënën në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se është dashur që menjëherë të thirret seancë për konstituimin e Kuvendit.
“Nëse ata dje kanë arritur një marrëveshje që s’e kanë bërë të gjerë për opinionin, përpos një deklarate të shkurtër, dikush prej liderëve duke çarë e dikush duke buzëqeshur, sot është dashur të thirret seanca, të konstituohet Kuvendi, të zgjidhen organet e Kuvendit, të zgjidhet qeveria apo të zgjidhet edhe presidenti i Kosovës. Ne po shohim që këtu nuk kemi transparencë, nuk ka llogaridhënie, mirëpo populli nuk harron”, ka thënë ajo.
VV-ja e LDK-ja janë pajtuar për emrin e gjyqtarit Bekim Sejdiu, si emër konsensual.
Marrëveshja e arritur për presidentin nuk e ndryshon qëndrimin e PDK-së, ka thënë deputeti i këtij subjekti, Fadil Demaku.
“Ai mund të vazhdojë edhe më tutje të bëjë lojëra të tilla, të shtyjë kohë, të gjejë arsyetime koti edhe qesharake, e ndoshta edhe ndonjë natë të na thotë se tash duhet me bind edhe Avdullah Hotin se s’mundemi ta thërrasim seancën. Prandaj edhe një herë i bëjmë thirrje, sa nuk është vonë, që të kthehemi në Kushtetutshmëri”, ka thënë Demaku.
Aksionit të së martës i janë bashkuar edhe drejtorë, këshilltarë komunalë si dhe aktivistë të këtyre dy partive nga Vitia, Gjilani dhe Kamenica.
Deputetët e këtyre partive më pas janë zhvendosur në objektin e Kuvendit, ku tash e sa kohë po mbajnë seanca të improvizuara.
Ata kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç kanë thënë, suprimimin e demokracinë në vend, përmes bllokimit të funksionalizimit të Kuvendit.
“E kemi një gjendje të përhershme të shkeljes së Kushtetutës dhe sundimit të demokracisë. Prej vitit 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë sesa sot”, ka thënë Enver Hoxhaj, deputet nga radhët e PDK-së.
Kritika ka shprehur edhe deputeti nga Aleanca, Besnik Tahiri.
“Ku janë ata që kanë marrëveshje? Ku janë sot? Nga dita e parë qëllimi nuk ka qenë të prodhojë president konsensual. Marrëveshja dypalëshe, e cila ka ndodhur dje, ish dashtë me detyru kryesuesin me thirrë seancën”, ka thënë ai.
Desde el aplazamiento de la sesión constitutiva el 8 de agosto, su presidente, Avni Dehari, diputado por Vetëvendosje, no ha pedido que se reanude la sesión dentro del plazo de 48 horas estipulado en el Reglamento de la Asamblea.
Që atëherë, çdo të dytën ditë, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës mblidhen në Kuvend, në kohën kur do të duhej të vazhdonte seanca.