Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Cargos penales contra Kurti y los ministros en funciones por ejercer dos funciones

besnik tahiri

Foto de : Driton Pacharada

Ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe ministrit njëkohësisht ka përfunduar sërish në Prokurorinë Speciale. Deputetët Besnik Tahiri dhe Përparim Gruda, ndaras kanë dorëzuar kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, me pretendimin se pas betimit si deputetë kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive dhe kanë nxjerrë vendime që sipas tyre janë të jashtëligjshme

Kallëzime penale ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë dorëzuar të mërkurën deputeti i Aleancës Besnik Tahiri dhe Përparim Gruda i Partisë Demokratike. 

Në dosjen e dorëzuar në Prokurorinë Speciale, Tahiri pretendon se anëtarët e Qeverisë në detyrë kanë ushtruar funksione ekzekutive edhe pasi janë betuar si deputetë. 

Në fokus të kallëzimit tha se janë vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë më 13 gusht, një javë pasi kryeministri dhe shumica e ministrave u betuan si deputetë. 

“Një deputet i cili betohet në Kuvend si deputet, ai apo ajo nuk mund të ushtrojë detyrë tjetër ekzekutive për shkak se kjo është e ndaluar me ligj. Nuk mundësh të shkosh paradite në seancë e të betohesh si deputet, të votosh si deputet dhe pastaj prej aty të vazhdosh në qeveri dhe të ushtrosh detyra ekzekutive si ministër në detyrë, respektivisht ministër”, ka thënë deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri. 

E më vonë edhe Gruda, në emër të PDK-së, iu drejtua Prokurorisë me kërkesë për hetim të anëtarëve të kabinetit qeveritar. 

además PDK y Alliance continúan criticando a Kurti, LVV los ignora. NOTICIAS DE LA NOCHE PDK y Alliance continúan criticando a Kurti, LVV los ignora.

Gruda pretendon se kryeministri në detyrë Kurti dhe anëtarët e ekzekutivit, përveç ushtrimit të dy funksioneve njëkohësisht, po shpërfillin edhe një aktgjykim të Gjykatës Supreme të nxjerrë më shumë se një vit më parë. 

“Siç besoj edhe e dini mos-zbatimi i vendimeve gjyqësore i vendimeve të gjykatave të rregullta të Kosovës është vepër penale, prandaj mos-zbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme, aktgjykimit në rastin e ministrit Hekuran Murati, i cili vlen edhe për anëtarët e tjerë të qeverisë, përbën vepër të pastër penale dhe kërkohet reagimi i Prokurorisë së Shtetit”, ka deklaruar Gruda. 

Gruda iu referua Aktgjykimit të Gjykatës Supreme nxjerrë më 25 qershor 2025, me anë të të cilit u shfuqizua Udhëzimi Administrativ, i nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, më 15 prill të atij viti, katër ditë para se të betohej si deputet. 

Supremja, si argument për shfuqizimin e udhëzimit pati përmendur se Murati ishte ministër në dorëheqje në ditën e nënshkrimit. 

Madje, sipas gjykatës, që nga dita e certifikimit të zgjedhjeve, ai ushtronte edhe funksionin e deputetit. 

“Për gjykatën ishte i pakontestueshëm fakti se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, më datë 27.03.2025, ministri i MFPT Hekuran Murati figuron si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar. Për pasojë, nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, thuhet mes tjerash në

además Se han registrado 10 nuevos casos de sarampión, lo que supone más del doble de los casos del año pasado. NOTICIAS DE LA NOCHE Se han registrado 10 nuevos casos de sarampión, lo que supone más del doble de los casos del año pasado.

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme nr. 09/2025. 

Por kjo nuk është hera e parë që çështja e ushtrimit të dy funksioneve nga anëtarët e Qeverisë përfundon në Prokurorinë Speciale.

Më 8 maj, deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, kishte dorëzuar kallëzime penale në PSRK ndaj 17 anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë kryeministrin Kurti, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.

Deri më tani, lidhur me këto kallëzime nuk është bërë publike ngritja e ndonjë aktakuze.

Në rastin e Faton Pecit, i cili në atë kohë ushtronte pozitën e ministrit të Bujqësisë dhe ishte betuar si deputet, PSRK-ja kishte bërë të ditur se kallëzimi penal i dorëzuar nga LDK-ja për ushtrimin e dy funksioneve ishte hedhur poshtë.

Prokuroria Speciale kishte reaguar më 3 prill 2026, pasi në media ishte raportuar se ndaj Pecit ishin pushuar hetimet lidhur me një rast korrupsioni. 

además Fotografías de trabajadores fallecidos colocadas frente a KEK; se exigen condiciones de trabajo seguras. NOTICIAS DE LA NOCHE Fotografías de trabajadores fallecidos colocadas frente a KEK; se exigen condiciones de trabajo seguras.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Prokuroria në një komunikatë për media”, thuhej në reagimin e PSRK-së. 

KOHA ka pyetur në PSRK se a ka ende hetime aktive lidhur me kallëzimet penale të deputetes Bajrami, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.