Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Glauk Konjufca a la vanguardia de la batalla institucional por la apelación en La Haya.

Glauco Konjufca

Foto de : Driton Pacharada

Bashkërendimi i mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procedurën e apelit në Hagë do të jetë në fokus të strategjisë shtetërore, hartimin e së cilës do ta udhëheqë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Qeveria e miratoi themelimin e Grupit Punues, me synimin që institucionet të angazhohen bashkërisht në përpjekjet për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do t’i prijë përpjekjeve institucionale për apelimin e aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në mbledhjen e shtatë të ekzekutivit, kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e apelit. 

Kryeministri Albin Kurti tha se Grupi, që do të udhëhiqet nga Konjufca, do të përfshijë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera. 

Ai tha se synimi është korrigjimi i vendimit të shkallës së parë, të cilin e cilësoi të padrejtë dhe të pasaktë. 

“Për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye po themelojmë grupin punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike”, ka deklaruar Kurti. 

Më 16 shtator, Specialja në shkallë të parë dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me 81 vjet heqje lirie. 

Pa dhënë detaje për vendimin e Qeverisë, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se hartimi i strategjisë duhet të nisë menjëherë, por se rëndësi më të madhe ka përmbajtja sesa shpejtësia e përgatitjes. 

“Do të bashkërendohet mbështetja juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit. Në këtë vendim konkretizohet natyrisht edhe zotimi që veç e kemi dhënë disa herë, që me mjetet që i kemi në dispozicion që të angazhohemi për drejtësi dhe mbrojtje të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare. Afatet kohore se kur do të realizohet strategjia natyrisht që varën prej shumë faktorëve, por për ne është shumë e rëndësishme të fillojë menjëherë”, është shprehur Hoti. 

Mbështetje për këtë angazhim ka shprehur edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në një postim në Facebook, ajo bëri të ditur se Kuvendi do të kontribuojë në punën e Grupit Punues. 

“Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit”, ka thënë Haxhiu. 

Për të paraqitur njoftimin për Apel, ekipet mbrojtëse kanë kohë deri më 27 nëntor. 

Krahas themelimit të Grupit Punues, Kuvendi ka miratuar edhe një deklaratë, përmes së cilës kundërshton konstatimet e aktgjykimit të shkallës së parë. 

Po ashtu, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat kanë nxitur kundërshtime nga Bashkimi Evropian.