Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Testigo Lazarević: Nuestra casa tembló por la explosión, pensamos que era un terremoto.

ensayo

Foto de : Driton Pacharada

Dëshmitarja Milena Llazareviq, ka thënë se i ka lëvizur themeli i shtëpisë së saj nga detonimi i eksplozivit. Sipas saj, edhe veturat janë ndalur në rrugë, për shkak të sasisë së madhe të ujit, si shkak i shpërthimit të kanalit të Ibër-Lepencit. Sulmi ka ndodhur në nëntori të vitit 2024 dhe për këtë janë duke u gjykuar vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq si dhe Igor Dimiq

Një banore që jeton pranë lokacionit në Varagë të Zubin Potokut, ku në nëntor të vitit 2024 është kryer sulmi terrorist me eksploziv ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, ka thënë se shpërthimin e ka përjetuar si tërmet.

Dëshmitarja Milena Llazareviq, gjatë dëshmisë në gjykimin ku të akuzuar janë vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq si dhe Igor Dimiq, ka thënë se nga shpërthimi ka lëvizur themeli i shtëpisë së saj.

“Detonimi ka qenë i madh. Është shkundur shtëpia. Themeli i shtëpisë ka lëvizur, si dhe qynga e shporetit ka lëvizur nga vendi dhe në ato momente kam menduar se mos është ndonjë tërmet”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, ka qenë e vetme në shtëpi dhe se nuk i kujtohet se në çfarë kohe ka ndodhur rasti. 

Sipas saj, veturat ishin ndalur në rrugë, për shkak të sasisë të madhe të ujit, që kishte ndërruar rrjedhë pas aktit terrorist në kanal.

“Fillimisht kam dalë në dritare për të shikuar se çfarë po ndodh. Pasi e kam dëgjuar dhe kam parë ujë, shumë sasi të madhe të ujit, për shkak se edhe uji ka ardhë në afërsi të shtëpisë sime, e kam thirre nënën në telefon, kam kërkuar ndihmë që të vijnë e të shohë se çfarë po ndodh”, ka thënë dëshmitarja Llazareviq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit special, Bekim Kodraliu, ajo ka thënë se sulmi i ka bërë dëm të madh, pasi e ka vërshuar edhe tokën bujqësore.

“Nuk mund ta dijë sa ka qenë dëmtimi, mirëpo ne kemi pasur edhe stalla të cilat janë dëmtuar, mirëpo jemi marrë edhe me toka bujqësore të cilat janë dëmtuar. Në ato momente kemi kërkuar ndihmë dhe na ka ndihmuar kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri me të holla në shumë prej 1300 euro”, ka thënë ajo.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq, dyshohet se bashkë me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, në nëntor të vitit 2024 qëllimshëm kanë dëmtuar me eksplozivë kanalin e “Ibër-Lepencit”, duke kryer vepër terroriste. 

Sulmi në kanalin nga i cili furnizohen me ujë shumë komuna, e edhe KEK-u e shfrytëzon për ftohje, është kryer me 20 kilogramë eksplozivë. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar sulm terrorist, kurse Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.