Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Acusación formal contra 12 personas que declararon agua como petróleo importado.

Fiscalía Especial

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave nën dyshimin se kanë kryer shtatë vepra penale gjatë mashtrimit me naftë, në mesin e së cilave edhe ajo për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”. Sipas Prokurorisë, nga skema e mashtrimit buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë afro 4 milionë e 650 mijë euro

Dymbëdhjetë persona janë akuzuar për një skemë të dyshuar mashtrimi me derivate të naftës, përmes së cilës, sipas Prokurorisë Speciale, buxhetit të Kosovës i janë shkaktuar mbi 4.6 milionë euro dëme. Skema dyshohet se ka funksionuar nëpërmjet përdorimit të autoboteve të modifikuara, faturimit të transaksioneve të dyshuara fiktive, si dhe deklarimit të pasaktë të qarkullimit dhe të detyrimeve tatimore.

Sipas aktakuzës së ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, veprimet e këtyre personave dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 4 milionë e 637 mijë e 893 eurosh, gjatë periudhës nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025.

Prokuroria ka listuar edhe akuzat për secilin nga të pandehurit.

“I pandehuri F.M. është kujdesur për krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh brenda territorit të Kosovës dhe me shtetas shqiptarë, duke blerë derivatet e naftës nga “G.O.G.” SH.A, në Shqipëri, me qëllim importimin e tyre në Kosovë, ku gjatë rrugës drejt Kosovës, mjetet transportuese, në shumicën e rasteve, dyshohet se janë zëvendësuar me mjete të tjera të modifikuara, të cilat mbusheshin me ujë deri në 90 për qind të kapacitetit të tyre. Pjesa e derivateve të naftës, ndërkohë, mbetej për t’u shitur në territorin e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit me inicialet F. K. dhe K. V., kanë bashkëpunuar në skemën e importimit dhe deklarimit të derivateve të naftës, përfshirë deklarimin e sasive të ujit si naftë dhe lëshimin e faturave për mallra që pretendohet se nuk kanë ekzistuar dhe shmangies nga tatimi përmes bizneseve “E. P.” SH.P.K. dhe “K. O.” SH.P.K.

Ndërkaq, i pandehuri S. K. dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë përmes biznesit “E. P.” SH.P.K., duke siguruar, lëshuar dhe pranuar fatura të dyshuara fiktive për blerjen dhe shitjen e derivateve të naftës, me qëllim të zvogëlimit të detyrimeve tatimore.

Ndërkaq, i akuzuari me inicialet N. B. pretendohet se përmes biznesit “S.” SH.P.K., ka siguruar dhe lëshuar fatura për transaksione të dyshuara fiktive, si dhe ka deklaruar blerje të derivateve të naftës që pretendohet se nuk kanë ekzistuar.

Janë përshkruar dyshime edhe për të tjerë.

“D. M., sipas aktakuzës, dyshohet se ka bashkëpunuar në skemën e importimit dhe tregtimit të derivateve të naftës përmes bizneseve “V. P.” SH.P.K. dhe “VEDV. G.” SH.P.K. Të pandehurit, pas shkarkimit të derivateve të naftës, mjetet transportuese dyshohet se i kanë mbushur me ujë dhe i kanë shkarkuar në lokacione të ndryshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të akuzuarit janë arrestuar në korrik të këtij viti, pas një operacioni të gjerë të Prokurorisë Speciale, Policisë, Doganës dhe Administratës Tatimore.

Gjatë aksionit u patën bastisur 21 lokacione, e fillimisht në pranga u vunë nëntë persona.