Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Cultura

Taryn Simon desmiente muchos mitos con "Father Country".

“Father Country” mund të jetë vepra më ambicioze e Simonit deri më tani, gjë që nuk është pak

“Father Country” mund të jetë vepra më ambicioze e Simonit deri më tani, gjë që nuk është pak. Për 25 vjet ajo ka përdorur një simbiozë të imazhit dhe tekstit për të shqyrtuar sistemet e informacionit, organizimit dhe pushtetit, nga kufijtë te botanika e deri te gjenealogjia

Vëmendja ndaj detajeve është një cilësi përcaktuese e praktikës së Simonit, e cila shtrihet në fotografi, video, performancë, skulpturë dhe krijimin e librave. Artiste me prirje akademike, ajo aplikon rigorozitetin gazetaresk dhe metodologjinë arkivore në fotografinë artistike, duke i shndërruar kërkimin, përgatitjen dhe kureshtjen në mediume artistike më vete. I zhvilluar gjatë 10 vjetësh, “Father Country” bazohet në korrespondencën e gjatë të Simonit me një agjent federal në pension

Taryn Simon është ulur në një sallë konferencash në “Guggenheim”. Duket e hutuar. Ekspozita e saj e re, “Father Country I Do Love You”, hapet pas më pak se tri javësh. Është një ngjarje e rëndësishme: ekspozita e parë monografike e një artisteje që punon me bazë në fotografi si dhe prezantimi debutues më i madh i një serie të re veprash të zhvilluar ndonjëherë në muze. Ende ka shumë punë për t’u bërë.

Poshtë, holli, po shndërrohet në dhomën e ndenjes së Jim Thompson nga Bangkoku, një biznesmen mëndafshi që ishte njëkohësisht edhe spiun dhe që u zhduk në vitin 1967. Babai i Simonit, një punonjës i qeverisë amerikane, jetonte në atë kohë në Tailandë dhe mendonte se e kishin marrë kinezët, nëse nuk e kishte ngrënë ndonjë tigër. Kur Simon ishte nëntë vjeçe, babë e bijë rikrijuan dhomën e famshme të Thompsonit, me panele druri, në Long Island. 

“Dhe pastaj e ndërtova këtu me dru fals”, thotë ajo, me zërin që i venitet. “Po më çmend. Kam shpenzuar aq shumë kohë duke u përpjekur që diçka që nuk është dru të duket si dru”.

Vëmendja ndaj detajeve është një cilësi përcaktuese e praktikës së Simonit, e cila shtrihet në fotografi, video, performancë, skulpturë dhe krijimin e librave. Artiste me prirje akademike, ajo aplikon rigorozitetin gazetaresk dhe metodologjinë arkivore në fotografinë artistike, duke i shndërruar kërkimin, përgatitjen dhe kureshtjen në mediume artistike më vete. I zhvilluar gjatë 10 vjetësh, “Father Country” bazohet në korrespondencën e gjatë të Simonit me një agjent federal në pension. Ajo ndjek gjurmët që lë pas kjo figurë ndërmjetëse, duke identifikuar dëshmitarë – periferikë ose të drejtpërdrejtë, të pafajshëm ose jo – të akteve të spiunazhit, komplotit dhe dhunës. 

“Mendoja se jeta e tij ishte e pabesueshme”, thotë ajo, “por jeta e kujtdo është e tillë kur zhytesh në të, apo jo?”.

“Father Country” mund të jetë vepra më ambicioze e Simonit deri më tani, gjë që nuk është pak. Për 25 vjet ajo ka përdorur një simbiozë të imazhit dhe tekstit për të shqyrtuar sistemet e informacionit, organizimit dhe pushtetit, nga kufijtë te botanika e deri te gjenealogjia. Vepra e saj që i solli famë, “The Innocents”, nga fillimi i viteve 2000, paraqiste persona të shpallur të pafajshëm në vendet ku dyshohej se kishin kryer krimet për të cilat ishin dënuar, duke shqyrtuar rolin e fotografisë në dënimet e padrejta.

Simon ka kaluar pesë ditë duke kataloguar sende të kontrabandës të sekuestruara në aeroportin ndërkombëtar “John F Kennedy” (Ishte një ushtrim për të mos fjetur), ka importuar më shumë se 4 mijë ekzemplarë për të rikrijuar aranzhime floristike nga nënshkrimet e traktateve ndërkombëtare dhe ka gjurmuar e dokumentuar linjat e gjakut, përfshirë ato të rrëmbyeses së parë femër të një avioni, të personit që shërbente si sozia e djalit të Saddam Husseinit dhe të një lepuri laboratori. Ajo ka kaluar vite duke shkruar letra dhe duke bërë telefonata për të siguruar qasje në vende dhe objekte që zakonisht janë të padukshme për sytë amerikanë, nga një qendër federale kërkimore për kërcënimet biologjike deri te një botim i “Playboy” në alfabetin brail.

Çfarë lloj njeriu do ta kishte një ide të tillë, e aq më tepër durimin për të shkuar kaq larg?

Simon (51) vjeçe, ka kërkuar që intervista jonë të mos regjistrohet. Kur pyetet për këtë, artistja me bazë në New York shpjegon se preferon të flasë “normalisht” dhe tregon me gjest një regjistrues të padukshëm mes nesh, si një ndërhyrës i padëshiruar. Ajo ishte e etur, në mos edhe në ankth, për të prezantuar veprën e saj të re dhe recitonte pjesë të gjata teksti ndërsa pinte çaj të ftohtë. Shpejt fillonte të qeshte ose të lëshonte rënkime teatrale për prirjen e saj për t’ia bërë gjërat më të vështira vetes. “Do të doja”, thotë ajo, me idenë për ta ngjitur një print në mur me shirit ngjitës “Scotch”, si Wolfgang Tillmans.

Që nga të 20-at, Simon ka mbajtur një stil të njëjtë veshjeje, duke apëlqyer një fund me rripa deri te gjunjët për arsye praktike. Amish, përmes “Comme des Garçons”, një xhep përpara i ngjashëm me atë të përparëses është ideal për të mbajtur filma, kamera dhe gjëra të tjera gjatë një xhirimi. Pantallonat nuk janë pjesë e gardërobës së saj, përveçse, siç thotë ajo, “kur duhet të shkoj diku ku ka rriqra”. 

“Nëse dua të bëj një fotografi diku në pyll, do të vesh pantallona”. Ajo i ka dizajnuar vetë këto veshje dhe dikur i ka qepur edhe vetë, por tani ka punësuar një rrobaqepëse. Ka veshur një bluzë të hollë me dantellë në vend të bluzës së saj tipike të gjerë, por flokët e saj të gjatë e të zinj, tashmë të përshkuar nga fijet e argjendta, i ka ndarë anash, si zakonisht. Ajo tregon një ndryshim të fundit në veshjen e zezë të sotme: pala shumëngjyrëshe, e frymëzuar nga uniforma e një stjuardese. “Thjesht mendova: ‘Kjo është aq e bukur sa duhet ta kem’”. 

Gjatë dekadës që kaloi duke krijuar “Father Country”, Simon eksperimentoi me instalacione interaktive, ndër to një vepër performative me pjesëmarrjen e vajtuesve profesionistë, një zhytje në ujë të ftohtë brenda galerisë dhe një makinë votimi. Njëkohësisht, ajo po zhytej në shtigje të panumërta të historive të agjentit. 

“Do të gjeja këtë gjënë anësore, në periferi, dhe do ta ndiqja”, thotë Simon. “Kaloj shumë kohë duke u përpjekur të arrij në atë pikë të veçantë dhe pastaj ta shqyrtoj vërtet deri në detaj”.

“Projekti është ndërtuar pothuajse si një roman”, shpjegon Simon, “çdo kapitull është i koduar me ngjyra dhe nis me një tekst narrativ në vetën e parë, në zërin e agjentit, të shkruar nga unë, bazuar në mesazhe dhe vizita”. Një pjesë e lidhjes mes imazhit dhe tekstit është lineare: agjentit dhe kolegëve të tij iu dha detyra të gjenin plumbin që vrau këshilltarin e zëvendësit të Shtëpisë së Bardhë, Vince Foster, në vitin 1993. Në vend të kësaj, thotë Simon: “Ata përfunduan me tonelata objektesh të Luftës Civile”, të cilat ajo i katalogon si një enciklopedi provash.

Përkthime të tjera janë më të ndërlikuara, sikur Simon po hyn në një histori nga një derë anësore. Për shembull, agjentit dikur iu dha detyra të kujdesej për dy fëmijë në një hotel dhe i çoi ata në pishinë. Doli se nëna e tyre ishte pjesë e një operacioni kurth që çoi në arrestimin e një kryetari komune të DC.

Më shumë se tridhjetë vjet më vonë, Simon e gjurmoi gruan, Rasheeda Moore, dhe realizoi një “lookbook” për markën e modës së motrës së saj në pishinën e hotelit.

Nëse dikur Simon e fshihte me vetëdije veten nga veprat e saj, tani ajo e hap paksa perden. Herë pas here, një fragment teksti i referohet asaj në vetën e tretë, si në një dosje inteligjence. Kjo figurë e Taryn Simon zhvillon film të konfiskuar, bashkëpunon përmes postës me snajperin e DC-së dhe kërcënohet “gjatë një fotosesioni në një magazinë në Fort Meade, ku ruhen tepricat e pronës së Departamentit të Mbrojtjes”.

Disa momente në “Father Country” janë të çuditshme sipas standardeve të Simonit, veçanërisht njëri në të cilin ajo fotografon portrete të individëve të ndryshëm dhe i bashkon ato në kolazhe që formojnë modele dhe forma. 

“E sfidova veten të isha pak më e shpërndarë, të lëshoja pak frenat dhe ta lija zërin të ishte i copëzuar, me të meta, argëtues dhe i gabuar”, thotë ajo. “Kjo ishte e frikshme, por për mua ishte shumë e rëndësishme ta provoja”. Sa i përket arsyes, Simon sugjeron se realiteti i jetës është i rrëmujshëm, se një pikëllim i jashtëzakonshëm duhet të bashkëjetojë krahas rëndomtësive të jetës së përditshme. 

“I lejova gjërat që nuk duket se duhet të jenë bashkë”.

“Father Country” përfundon me një kapitull për humbjen e kujtesës. Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020, agjenti përjetoi amnezi globale kalimtare, një episod i përkohshëm gjatë të cilit nuk mund të krijohen kujtime të reja. Po atë vit, babai i Simonit u diagnostikua me Alzheimer dhe kjo vepër i kushtohet atij. 
“Nuk e mora kurrë historinë e tij të plotë”, shkruan Simon. 

“Ai la jashtë po aq sa tregoi”. Në një video të fundit, regjistrimet e babait të saj duke folur në mënyrë të shqetësuar e të pakuptueshme vendosen mbi pamje të pozitivëve “Kodachrome” nga udhëtimet e tij. “Ai më shfaqte këta pozitivë nga të gjitha këto vende dhe fliste për to”, thotë ajo. 

“Në të vërtetë, kështu udhëtova dhe e kuptova botën”. “Father Country” përfundoi shumë larg vendit ku kishte nisur, thotë ajo: “Bota vazhdonte të shpalosej bashkë me mua”. Imazhi i fundit në katalog është ai i Simonit si fëmijë në shtëpinë e Jim Thompson, me duart e mbështetura mbi një shkallë të ndërtuar me dru të vërtetë.