“Shtëpia” ka zgjedhur tre artistët e radhës. Arrita Katona, Luiza Thaqi dhe Ermir Zhinipotoku janë treshja që do t’i bashkohet programit të rezidencës në “Cité internationale des arts” në Paris dedikuar artistëve të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Emrat e tyre i ka bërë publik Galeria Kombëtare e Kosovës nëpërmjet komunikatës për media. Rezidenca, që vjen me edicionin e dytë në bashkëpunim me GKK-në, konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artistëve vendorë e të vetë skenës artistike.
“Pas vlerësimit të aplikimeve nga një juri profesionistësh të artit bashkëkohor, Arrita Katona, Luiza Thaqi dhe Ermir Zhinipotoku, janë përzgjedhur si laureatët e vitit 2026 të edicionit të dytë të programit ‘Shtëpi’. Lansuar në shtator 2025, “Shtëpi” është një program rezidence për artistë të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Me synim që të nxisë shkëmbimet në nivel ndërkombëtar, të zgjerojë rrjetet profesionale dhe artistike, si dhe të zhvillojë praktikat artistike përmes mbështetjes së dedikuar për kërkim, prodhim dhe dukshmëri, programi ofron një rezidencë tremujore në Paris dhe mundësinë për të prezantuar punën në ekspozitën kolektive në GKK-QAFA, kuruar nga Hana Halilaj”, shkruhet në komunikatë. Aty janë bashkëngjitur edhe biografitë e secilit artist. Për Arrita Katonem shkruhet se është artiste nga Gjakova, e cila punon përmes fotografisë, instalacionit dhe tingullit. “Ajo ka studiuar Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës dhe ka përfunduar studimet Master të Arteve të Bukura në Fotografi në FAMU në Pragë. Praktika e saj artistike, e bazuar në kërkim, eksploron mënyrën se si fotografia dhe arkivat formësojnë përfaqësimin e grave, duke shqyrtuar kujtesën, gjininë, mbikëqyrjen dhe politikën e dukshmërisë”, shkruhet ndër të tjera në biografi. Ermir Zhinipotoku prezantohet si është artist vizual me bazë në Prishtinë, ku në vitin 2019 përfundoi studimet Bachelor në Pikturë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. “Praktika e tij përqendrohet kryesisht në pikturë, por shtrihet edhe në vizatim, grafikë dhe instalacion. Veprat e tij lëvizin mes figuracionit dhe abstraksionit, ku kafshët, peizazhet dhe elementet e përditshmërisë marrin kuptime psikologjike dhe simbolike”, shkruhet për të. Luiza Thaqi prezantohet si artiste vizuale, praktika e së cilës përfshin pikturën, instalacionin dhe skulpturën, duke trajtuar tema që lidhen me shoqërinë, gjininë, urbanizimin, mjediset e ndërtuara dhe çështjet mjedisore.
Qysh në prill, derisa tre artistë të rinj të Kosovës qenë në Paris me edicionin e parë të rezidencës artistike “Shtëpi” në “Cité internationale des arts”, thirrja ishte hapur edhe për mundësinë e artë për të zhvilluar shkathtësitë artistike edhe për tre të tjerë. Edicioni i dytë erdhi si vazhdimësi e suksesit të rezidencës së kaluar dhe si një dëshmi e përkushtimit institucional për të mbështetur artistët vendas ka vazhduar edhe sivjet, me qëllimin për të qenë tradicionale edhe ishte nisur. “Në edicionin e parë, mbështetëm prodhimin e veprave të reja dhe prezantimin e tyre në një ekspozitë grupore me laureatët Kreshnik Arifi, Renea Begolli dhe Lumurie Krasniqi, të cilët aktualisht janë në rezidencë në Paris deri në fillim të muajit maj”, kishte thënë Hana Halilaj, kuratore e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Según ella, "esta iniciativa sigue siendo una importante oportunidad para contextualizar a los artistas kosovares dentro de una red más amplia de prácticas internacionales contemporáneas".
Partneriteti i GKK-së me “Cité internationale des arts”, institucion me të cilin mundësohet programi i rezidencës, synon të mbështesë shkëmbimet ndërkombëtare të artistëve me bazë në Kosovë, të zgjerojë rrjetet e tyre profesionale dhe artistike, si dhe të zhvillojnë tutje praktikat e tyre përmes mbështetjes për prodhim të veprave. Ani pse tash është bërë publike përzgjedhja, te datat e rezidencës shënohet se ajo nis më 3 shtator dhe zgjat deri më 27 nëntor.
Fundado en 1965, «Cité...» es uno de los programas de residencias artísticas más importantes de Francia. Ubicado en el corazón de París, reúne a artistas y profesionales de la cultura de todo el mundo, ofreciéndoles espacio y recursos para desarrollar proyectos creativos o investigar en todas las disciplinas artísticas.