---
description: Filmi “One Battle After Another” ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit të këtij viti, duke marrë disa nga çmimet
title: “One Battle After Another” filmi më i shpërblyer në “Oscar”
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/16/be755d19-4bbe-44c8-9032-876a2016f8d5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# “One Battle After Another” filmi më i shpërblyer në “Oscar”

![Ekipi i "One Battle After Another" duke festuar fitoren](https://resources.koha.net/images/2026/March/16/be755d19-4bbe-44c8-9032-876a2016f8d5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ekipi i "One Battle After Another" duke festuar fitoren

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 16 mars 2026 08:45
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 16 mars 2026 08:45
- Shpërndaje në:

Filmi “One Battle After Another” ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit të këtij viti, duke marrë disa nga çmimet kryesore të mbrëmjes, përfshirë “filmi më i mirë” dhe “regjisori më i mirë”, ka raportuar agjencia e lajmeve [Associated Press.](https://apnews.com/article/2026-oscars-winners-list-5d9f5670eda0440276377a5f6c8b60b9)

Ceremonia e u drejtua nga komediani Conan O'Brien.

*Fjalimi i tij gjatë hapjes së spektaklit:*  
* *

Filmi ka fituar gjithashtu çmime në kategori të tjera të rëndësishme, duke u konfirmuar si një nga produksionet më të suksesshme të vitit në industrinë e filmit.

Ndërkohë, aktori Michael B. Jordan ka fituar çmimin “aktori më i mirë” për rolin e tij në filmin “Sinners”, duke marrë kështu “Oscarin” e parë në karrierë. Në kategorinë “aktorja më e mirë”, ka triumfuar Jessie Buckley për interpretimin e saj në filmin “Hamnet”.

[Edhe ![Natë historike në Oscars – “One Battle After Another” fitues i gjashtëfishtë](https://resources.koha.net/images/2026/March/16/76dea4c8-adb9-4247-9c65-9e6332633e27.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 17 mar 2026 Natë historike në Oscars – “One Battle After Another” fitues i gjashtëfishtë](https://www.koha.net/kulture/nate-historike-ne-oscars-one-battle-after-another-fitues-i-gjashtefishte)

Çmimi i parë i mbrëmjes u dha për Amy Madigan, e cila ka fituar në kategorinë “aktorja më e mirë në rol dytësor” për filmin “Weapons”.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte fitorja e regjisorit Ryan Coogler për “skenarin më të mirë origjinal” me filmin “Sinners”, i cili hyri në garë me plot 16 nominime, një rekord për këtë vit.

Më poshtë është lista e plotë e fituesve të Oscarëve 2026:

**Filmi më i mirë**  
“One Battle After Another”

**Aktori më i mirë**  
Michael B. Jordan, nga filmi “Sinners”

**Aktorja më e mirë**  
Jessie Buckley, nga filmi “Hamnet”

**Aktori më i mirë në rol dytësor**  
Sean Penn, nga filmi “One Battle After Another”

**Aktorja më e mirë në rol dytësor**  
Amy Madigan, nga filmi “Weapons”

**Regjisori më i mirë**  
Paul Thomas Anderson, nga filmi “One Battle After Another”

**Kënga më e mirë origjinale**  
“Golden”, nga filmi “KPop Demon Hunters”

**Muzika më e mirë origjinale**  
Ludwig Göransson, nga filmi “Sinners”

**Filmi më i mirë i animuar**  
“KPop Demon Hunters”

**Filmi më i mirë ndërkombëtar**  
Sentimental Value (Norvegji)

[Edhe ![Një garë e ngushtë për “Oscar”](https://resources.koha.net/images/2026/March/14/a5594c1e-61cf-4f07-8d6e-a1fb9c919bd2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 15 mar 2026 Një garë e ngushtë për “Oscar”](https://www.koha.net/shtojca-kulture/nje-gare-e-ngushte-per-oscar)

**Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë**  
Mr. Nobody Against Putin

**Kasti më i mirë (kategoria e re)**  
Cassandra Kulukundis, nga filmi “One Battle After Another”

**Zëri më i mirë**  
“F1”

**Kinematografia më e mirë**  
Autumn Durald Arkapaw, nga filmi “Sinners”

**Skenari më i mirë origjinal**  
Ryan Coogler, nga filmi “Sinners”

**Skenari më i mirë i adaptuar**  
Paul Thomas Anderson, nga filmi “One Battle After Another”

**Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (live action)**  
“The Singers” dhe “Two People Exchanging Saliva”

**Filmi më i mirë i shkurtër i animuar**  
“The Girl Who Cried Pearls”

**Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtër**  
“All the Empty Rooms”

**Efektet vizuale më të mira**  
Avatar: Fire and Ash

**Skenografia më e mirë**  
Frankenstein

**Montazhi më i mirë**  
Andy Jurgensen, “One Battle After Another”

[Edhe ![“One Battle After Another” fiton 6 çmime “BAFTA”](https://resources.koha.net/images/2026/February/23/cc1525e6-6a5b-45b4-9a92-73ebdafa55dd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 23 shk 2026 “One Battle After Another” fiton 6 çmime “BAFTA”](https://www.koha.net/showbiz/one-battle-after-another-fiton-6-cmime-bafta)

**Grimi dhe flokët më të mirë**  
“Frankenstein”

**Kostumografia më e mirë**  
“Frankenstein”

[#Oscar](https://www.koha.net/tag/oscar) [#oscars 2026](https://www.koha.net/tag/oscars-2026) [#“One Battle After Another”](https://www.koha.net/tag/one-battle-after-another) [#“KPop Demon Hunters”](https://www.koha.net/tag/kpop-demon-hunters)

Artikuj të ngjashëm

- [![Nominimet për çmimet “Oscar” 2026 nga Akademia e Filmit](https://resources.koha.net/images/2024/March/10/oscar-21710055607.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 jan 2026 Nominimet për çmimet “Oscar” 2026 nga Akademia e Filmit](https://www.koha.net/showbiz/nominimet-per-cmimet-oscar-2026-nga-akademia-e-filmit)
- [![“One Battle After Another” dominon edhe në “Golden Globes” 2026](https://resources.koha.net/images/2026/January/12/ba027f69-1e02-416d-98b5-84c76b47c438.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 jan 2026 “One Battle After Another” dominon edhe në “Golden Globes” 2026](https://www.koha.net/showbiz/one-battle-after-another-dominon-edhe-ne-golden-globes-2026)

[Futboll.]() [Chelsea mban portën e paprekur, fiton ndaj Evertonit](https://www.koha.net/futboll/chelsea-mban-porten-e-paprekur-fiton-ndaj-evertonit)

[Botë.]() [Mbi 160 të arrestuar në protestat kundër çmimeve të larta në Francë](https://www.koha.net/bote/mbi-160-te-arrestuar-ne-protestat-ne-france)

[Futboll.]() [Llapi shënon ndaj Dritës](https://www.koha.net/futboll/baras-ne-zahir-pajaziti-pas-pjeses-se-pare)

[Botë.]() [Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 80 vjet, katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/stambolli-goditet-nga-permbytjet-me-te-renda-ne-80-vjet-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Mourinho: Po të isha si Vini, do të largohesha](https://www.koha.net/futboll/mourinho-po-te-isha-si-vini-do-te-largohesha)

[Kronikë.]() [Kamioni vetaksidentohet dhe përfshihet nga zjarri në autostradë](https://www.koha.net/kronike/kamioni-vetaksidentohet-dhe-perfshihet-nga-zjarri-ne-autostrade)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“One Battle After Another” filmi më i shpërblyer në “Oscar”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/one-battle-after-another-filmi-me-i-shperblyer-me-oscar","datePublished":"2026-03-16T08:45:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:06+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":475,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Filmi “One Battle After Another” ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit të këtij viti, duke marrë disa nga çmimet","url":"https://www.koha.net/kulture/one-battle-after-another-filmi-me-i-shperblyer-me-oscar","keywords":"Oscar, oscars 2026, “One Battle After Another”, “KPop Demon Hunters”","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/16/be755d19-4bbe-44c8-9032-876a2016f8d5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
