Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Cultura

El coro de Belgrado provoca con canciones nacionalistas en Herceg Novi.

El coro de Belgrado provoca con canciones nacionalistas en Herceg Novi.

Herceg Novi, 26 shtator - Në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, kori nga Beogradi “Sveti Joakim i Ana” ka provokuar me këngë nacionaliste serbe për Kosovën.

Kjo ka ndodhur pavarësisht se organizatorët, përmes një manuali, u kishin kërkuar koreve pjesëmarrëse që “të mos bëjnë interpretime me baza nacionaliste që mund të provokojnë dhe t’i bëjnë të ndihen keq pjesëmarrësit e tjerë”.

Në këtë festival po merr pjesë edhe kori “Siparantum” nga Kosova. Madje, “Sveti Joakim i Ana” është në të njëjtën kategori garuese me “Siparantum”.

KOHA ka komunikuar me drejtoreshën e Festivalit, Nagja Karaxhiq, e cila ka thënë se pjesëmarrësve u është kërkuar që të mos kenë përmbajtje nacionaliste.

“Por unë nuk e kam miratuar programin. E ka miratuar drejtoresha artistike, Jelena Cvetkoviq Crvenica. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur dhe festivali është për t’i bashkuar artistët dhe për të festuar bashkë me muzikë”, ka thënë ajo.

Festivali sivjet shënon edicionin e 11-të.