---
description: Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se është thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gjilan. Ai ka shprehur indinjatën ndaj prokur
title: Vrasja e trefishtë në Gjilan, Sveçla i indinjuar me institucionet e drejtësisë
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Vrasja e trefishtë në Gjilan, Sveçla i indinjuar me institucionet e drejtësisë

![Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla](https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 10 gusht 2025 19:28
- Shpërndaje në:

- 10 gusht 2025 19:28
- Shpërndaje në:

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se është thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gjilan. 

Ai ka shprehur indinjatën ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit. 

“Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, ka shkruar Sveçla në Facebook.  

Ai ka thënë se është momenti i fundit që institucionet e drejtësisë të reflektojnë e të mos bëjnë tolerim për “asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale”. 

“Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar”, ka shkruar Sveçla. 

[Lexo përditësimet tjera![Vrasja - Gjilan](https://resources.koha.net/images/2025/August/10/91fec873-d75c-4c9c-81de-c93de086111b.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Tre të vrarë e dy të plagosur në Gjilan, një i arrestuar e tre në kërkim</h4>Artikulli është përditësuar - Tre persona janë vrarë e disa janë plagosur nga të shtënat me...](https://www.koha.net/kronike/dy-persona-vriten-ne-gjilan-i-dyshuari-ne-arrati)

[#Xhelal Sveçla](https://www.koha.net/tag/xhelal-svecla) [#vrasja e trefishtë në Gjilan](https://www.koha.net/tag/vrasja-e-trefishte-ne-gjilan) [#prokuroria](https://www.koha.net/tag/prokuroria) [#Gjyqësori](https://www.koha.net/tag/gjyqesori)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sveçla: S’do të lejojmë individët ta njollosin Policinë e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/dc29db27-87fb-457b-8e81-fb813422bb22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 tet 2026 Sveçla: S’do të lejojmë individët ta njollosin Policinë e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/svecla-sdo-te-lejojme-individet-ta-njollosin-policine-e-kosoves)
- [![Gërvalla: S’guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar, duhet parandalim](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/89e1753f-b9aa-46bd-a697-adeab560760b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 tet 2026 Gërvalla: S’guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar, duhet parandalim](https://www.koha.net/arberi/gervalla-sguxojme-te-presim-qe-grate-te-vriten-per-te-reaguar-duhet-parandalim)
- [![Kosova kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/August/20/1c68e960-016c-47ef-be8b-fa8f92b43910.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 gus 2026 Kosova kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë](https://www.koha.net/arberi/kosova-kerkon-nga-bashkesia-nderkombetare-qe-ti-beje-presion-serbise)
- [![Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet](https://resources.koha.net/images/2026/August/20/71dd9af0-62bb-452e-9a94-787965a5e0cd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 gus 2026 Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet](https://www.koha.net/arberi/svecla-heshtja-e-serbise-dhe-listes-serbe-per-varrezat-masive-mbeshtetje-per-krimet)
- [![Sveçla: S’ka qetësi deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/dc29db27-87fb-457b-8e81-fb813422bb22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 kor 2026 Sveçla: S’ka qetësi deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur](https://www.koha.net/arberi/svecla-ska-qetesi-deri-ne-gjetjen-e-personit-te-fundit-te-zhdukur)

[Futboll.]() [Merret vendimi për të ardhmen e Xhakës te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/merret-vendim-per-te-ardhmen-e-xhakes-te-zvicra)

[Arbëri.]() [Protesta mbi përgjegjësinë e vrasjes së Arlinda Zekajt - Sonte në “Interaktiv”, Liridona Sijarina](https://www.koha.net/arberi/protesta-mbi-pergjegjesine-e-vrasjes-se-arlinda-zekajt-sonte-ne-interaktiv-liridona-sijarina)

[Reklama.]() [Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026](https://www.koha.net/reklama-marketing/zhvendosja-e-etc-se-ne-lokacionin-e-ri-ne-peje-hapja-me-28-tetor-2026)

[Opinion.]() [Dy përralla politike kundër dy miteve politike shqiptare](https://www.koha.net/opinion/dy-perralla-politike-kunder-dy-miteve-politike-shqiptare)

[Botë.]() [Finlanda dhe Norvegjia zhvillojnë bisedë të rrallë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/finlanda-dhe-norvegjia-zhvillojne-bisede-te-rralle-me-putinin-per-perfundimin-e-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/hetimet-per-rastin-e-arlinda-zekajt-barten-nga-peja-ne-prishtine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vrasja e trefishtë në Gjilan, Sveçla i indinjuar me institucionet e drejtësisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/vrasja-e-trefishte-ne-gjilan-svecla-i-indinjuar-me-institucionet-e-drejtesise","datePublished":"2025-08-10T19:28:57+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:07+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":177,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se është thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gjilan. Ai ka shprehur indinjatën ndaj prokur","url":"https://www.koha.net/kronike/vrasja-e-trefishte-ne-gjilan-svecla-i-indinjuar-me-institucionet-e-drejtesise","keywords":"Xhelal Sveçla, vrasja e trefishtë në Gjilan, prokuroria, Gjyqësori","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
